• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i CIA-s: Putin është vënë në kërkim të hakmarrjes ndaj Prigozhinit

by Java News
21/07/2023 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është duke tentuar të blejë kohë derisa të marrë vendim se çfarë të bëjë me Yevgeny Prigozhinin. Prigozhin është udhëheqës i grupit mercenar rus Wagner, i cili nisi një rebelim dyditor në Rusi muajin e kaluar. Shefi i CIA-s, Wiliam Burns, ka thënë se rebelimi e ka vënë në pah dobësinë e pushtetit që e ka ndërtuar Putini.

Ai ka thënë në Forumin e Aspenit për Siguri se, lideri rus mund të jetë ende duke kërkuar hakmarrje kundër Prigozhinit.

“Çfarë po shohim ne tani është një lojë shumë e komplikuar” ka thënë shefi i CIA-s të enjten.

Kur është pyetur për videon e fundit, në të cilën Prigozhini shihet në Bjellorusi, shefi i CIA-s ka thënë se udhëheqësi i Wagnerit ka qenë së fundi edhe në Minsk, por edhe në Rusi.

Ai ka thënë Wagneri është ende i rëndësishëm për udhëheqësinë e Rusisë në Afrikë, Libi dhe Siri, prandaj ka mundësi që Putini po synon ta ndajë grupin nga lideri.

“Putini është person që në përgjithësi mendon se hakmarrja është pjatë që më së miri shërbehet e ftohtë. Sipas përvojës sime, Putini nuk lë gjë pa shpaguar, andaj do të befasohesha nëse Prigozhini i ik ndëshkimit të mëtejmë”.

Ai i ka konfirmuar raportimet e mëtejme se CIA ka pasur informacione për rebelimin, edhe para se të ndodhte ai. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se ekziston rrezik që Prigozhini mund të helmohet.

“Nëse do të isha në vendin e tij, do të kisha pasur kujdes se çfarë ha. Do ta mbaja një sy te menyja”, ka thënë Biden.

Rebelimi i Wagnerit ka qenë sulmi më direkt ndaj Putinit në 23 vjetët e tij në pushtet. Kjo pasi Prigozhin mëton se arsyetimi i Putinit për nisje të luftës në Ukrainë është i ndërtuar në gënjeshtra.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./m.j

Next Post
Ishte shkaku u përsëritjes së zgjedhjeve/ Burgu i Rrogozhinës kërkon të votojë ditën e diel, KQZ “i mbyll derën”

Ishte shkaku u përsëritjes së zgjedhjeve/ Burgu i Rrogozhinës kërkon të votojë ditën e diel, KQZ “i mbyll derën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In