• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Bashës: Ne ishim paqësorë, junta e tij do të marrë përgjigje proporcionale nesër

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2019 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta më e madhe për liri, demokraci, kushtetutë dhe shtet të së drejtës e quajti Lulzim Basha tubimin e një dite më parë të opozitës jokuvendore. Nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, lideri demokrat tha se dhuna në protestë ishte skenar i qeverisë pasi protestuesit sipas tij ishin paqësore.

Një deklaratë e çuditshme kjo kur protesta ishte në transmetim direkt në media, dhe ku u pa se protestuesit në momente të vazhdueshme në grup me njëri-tjetrin hodhën bomba molotov ndaj kryeministrisë, kryesisë së kuvendit, parlamentit dhe drejtorisë së Policisë ku mbrëmë u zhvendos protesta.

Basha tha se kjo qeveri do ta marrë përgjigjen nesër në protestën e pestë kombëtare që do të mbahet sërish para kryeministrisë në orën 18:30. Për personat e shoqëruar tek Drejtoria e Policisë, Basha tha se ata nuk do të qëndrojnë aty dhe nuk do të përballen me drejtësinë që sipas tij merr urdhra politikë. “ne do t’i çlirojmë ata”, tha lideri i Partisë Demokratike.

“Gjithë rrugët e Tiranës u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe lotsjellës që ishte akti kriminal me të cilin kjo juntë kriminale i përgjigjet aspiratës së bashkuar të shqiptarëve për liri. E kanë të kotë, shqiptarët dhe opozita nuk ndalen. Javë pas jave, muaj pas muaji që nga dita kur Rama e mori pushtetin me bandat e krimit, është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti ishte i pari që ra, sot ulen figurina që janë zgjedhur me duart dhe babëzinë e krimit të oligarkëve. Ata nuk përfaqësojnë demokratët, por faqen e zezë, llumin e këtij vendi që e ka marrë peng. Nga parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit me në krye njeriun më të korruptuar, më mashtrues, dhe më të pashpirt, që i ka vënë shkelmin në fyt shqiptarët dhe ka ulur në tavolinën e babëzisë kriminelët. E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash dhe kriminelësh, që kanë instaluar përmes një grushti kushtetues shteti juntën në parlament. Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës dje me kriminelë të veshur me uniformë në turmën e protestuesve paqësore, i shërbeu Edi Ramës për të treguar para botës se i vetmi njeri i interesuar për dhunë është Maduro i Ballkanit i cili do të marrë përgigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar.

Dhuna barbare ndaj protestuesve, vajzave, grave, figurave politike, Dollapit që u dhunua vetëm për të dërguar mesazh junte, mafie, do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i vendosur për ta çuar deri në fund këtë betejë.

O me juntën kriminale o me popullin e bashkuar për liri!

Falenderoj nga zemra qytetarët që na janë bashkuar në këtë betejë jo për pushtet, por për të mbyllur tranzicionin, për të larguar Ramën, për të vënë në vend kushtetutën përmes një qeverie tranzitore. Dhunuan dje studentët e ardhur nga Evropa, vetëm se ishin në krahun e opozitës së bashkuar”, tha Basha.

“Në qeli duhet të jenë kriminelët që vodhën zgjedhjet”, tha Basha, duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar. “Kjo ditë do të vijë kur të kemi një drejtësi të çliruar nga krimi – theksoi kryeopozitari.

Basha theksoi edhe një herë mesazhin se kjo betejë nuk bëhet për pushtet.

“Pushteti dhe karrigia nuk i takon asnjë partie politike, do ta vendosë populli me votë të lirë dhe të ndershme. Junta do të cmontohet dhe do të cohet para drejtësisë. Orët vendimtare të demokracisë shqiptare po trokasin, nuk ka më vend për hamendësim. Le të derdhemi nesër në orën 18:30 në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas, vetëm para. Zoti ju bekoftë”, – tha kryedemokrati – duke thënë se nuk do të ketë proces zgjedhor fars me qeverinë Rama./ i.h

Next Post
Nga Tirana në Washington, historia e Elianës që tani punon në Departamentin e Thesarit

Nga Tirana në Washington, historia e Elianës që tani punon në Departamentin e Thesarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In