• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi/ Azilkërkuesit, letër Braverman: Kushtet në platformën lundruese po na nxisin të vrasim veten

by Java News
25/08/2023 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tridhjetë e nëntë azilkërkues, të cilët u strehuan për një kohë të shkurtër në platformën lundruese të Ministrisë së Brendshme, Bibby Stockholm, në Dorset, kanë thënë se kushtet në bord ishin aq të këqija sa që njëri tentoi që të vetëvritej. Një letër prej tre faqesh dërguar sekretares së Brendshme, Suella Braverman, tregon gjithashtu frikën dhe dëshpërimin e azilkërkuesve të mbetur në kurth në anije.

Ata e përshkruajnë maunën si një vend të pasigurt, të frikshëm dhe të izoluar. Azilkërkuesit e përshkruan anijen si “një vend mërgimi” dhe thanë se dhomat ishin shumë të vogla dhe vendbanimi ishte i tmerrshëm. Disa nga azilkërkuesit i kanë thënë Guardian se janë shumë të traumatizuar për tu kthyer në Portland. Sipas letrës disa njerëz u sëmurën në anije.

“Gjithashtu pati një incident tragjik një nga azilkërkuesit tentoi të vetëvritej, por ne vepruam me shpejtësi dhe parandaluam këtë ngjarje fatkeqe. Duke marrë parasysh vështirësitë e vazhdueshme, nuk është e papritur që të përballemi me një përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen. Disa miq thanë se ata madje dëshironin të kishin guxim për të kryer vetëvrasje. Besimi ynë personal është se shumë nga këta individë mund t’i drejtohen kësaj marrëzie për t’i shpëtuar problemeve në të ardhmen. Aktualisht po qëndrojmë në një hotel të vjetër dhe të braktisur. Ndjenja e izolimit dhe vetmisë na ka pushtuar dhe presionet psikologjike dhe emocionale janë rritur ndjeshëm. Ne jemi individë që jemi të lodhur nga vështirësitë dhe nuk kemi më forcë për t’u përballur me to. Nëse do të më duhej të qëndroja edhe një ditë më shumë në anije, do të kisha pasur mendime vetëvrasëse.

Kur hipa në anije, era e keqe e ujit të detit ishin dërrmuese. Kisha dhimbje stomaku dhe ndjeva marramendje, por kisha shumë frikë të refuzoja të hipja. Të qenit në maune na bëri të ndiheshim kriminelë dhe qytetarë të dorës së dytë. Më është dashur të kërkoj në Google për të gjetur se çfarë është. Të gjithë ata që ishin në atë vend, tani janë të gjithë bashkë në një hotel. Disa njerëz kolliten dhe të gjithë kanë frikë. Kur po bëja dush në platformë, uji po më digjte sytë. Të jesh në atë anije do të jetë gjithmonë një kujtim i tmerrshëm në trurin tim. Është një vend krejtësisht i papërshtatshëm. Ne të gjithë ndihemi shumë të mërzitur, por jemi edhe më të mërzitur që Home Office dëshiron të na kthejë në këtë shfaqje horror,” thuhet në letër, shkruan Dosja.al.

Në përgjigje të letrës, Zyra e Brendshme tha: Ne po ndjekim të gjithë protokollin dhe këshillat nga ekipi i shëndetit mjedisor i këshillit Dorset, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dorset,  me të cilët vazhdojmë të punojmë ngushtë./m.j

Next Post
“Dita e Veteranit” nuk është vringëllimë “jatagani” !

Shpiragu që mban mbi supe Enverin, Berishën, Ramën dhe revoltën e Danes së Shpiragut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com