• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Paralajmërimi amerikan/ Marrëveshja për normalizim, SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht obligimet ndaj akordit

by Java News
13/09/2023 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshja për normalizimin e raporteve.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se në mesin e obligimeve përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne i kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshje për normalizim, të cilët e kanë arritur më herët gjatë këtij viti dhe të nisin të lëvizin përpara edhe në obligimet ekzistuese dhe të mëhershme të dialogut dhe të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, u tha në përgjigje të Ambasadës amerikane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 14 shtator do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Ambasada tha se SHBA-ja vazhdon “ta mbështesë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si një mënyrë për të arritur raporte paqësore dhe produktive mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas agjendës së paralajmëruar, Kurti dhe Vuçiç do të diskutojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, por edhe për çështje aktuale.

Këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia e arritën në shkurt në Bruksel, ndërkaq në mars në Ohër u pajtuan për aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Takimi i 14 shtatorit do të jetë i teti mes Kurtit dhe Vuçiçit. Në shtatë takimet e kaluara, ata nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, përfshirë edhe atë për normalizim në shkurt, e cila është arritur vetëm gojarisht.

“Angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet në mirëbesim nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, përfshirë rritjen ekonomike dhe do të sigurojnë stabilitet afatgjatë rajonal”, tha Ambasada amerikane në Prishtinë.

Disa ditë para takimit të Brukselit, Kurti bisedoi me të dërguarin e e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocobar, “për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”.

Ndërkaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar tha më 13 shtator se nuk kishte marrë kurrfarë zotimi nga Kurti për zbatimin e kësaj marrëveshjeje./ REL

Next Post
‘Gjuetia’ fatale e denoncuesit të ‘Gërdecit’/ 15 vite nga vdekja e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në…!

'Gjuetia' fatale e denoncuesit të 'Gërdecit'/ 15 vite nga vdekja e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

January 23, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

January 23, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In