• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paraja nxit dobësimin e njeriut

by Java News
01/07/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulumtimi i ri i klinikës Mayo ka zbuluar që paraja është nxitje efikase për dobësim dhe që të testuarit të cilët janë të shpërblyer financiarisht më shumë këmbëngulin në humbjen e peshës dhe humbin më shumë kilogramë se ata që nuk fitojnë asnjë shpërblim, transmeton koha.net.

Qindra të punësuar të shëndetshëm të klinikës Mayo ose anëtarë të familjeve të tyre janë ndarë në një nga katër grupet, ku në dy grupe janë ndarë shpërblime me para, ndërsa në dy jo. Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë në moshën prej 18 deri 63 vjeç dhe kanë pasur indeksin e masës trupore në mes 30 dhe 39 kg/m2 (sipas Qendrave amerikane për kontroll dhe preventivë të sëmundjes njerëzit me indeks të masës trupore më të madh se 30 konsiderohen të trashë).

Qëllimi i çdo të testuari ka qenë që çdo muaj të dobësohen rreth 2 kilogramë, dhe kështu të arrijnë peshën e dëshiruar të caktuar më herët. Pjesëmarrësit janë matur një herë në muaj përgjatë 12 muajve, për dallim nga hulumtimet e mëhershme të cilat po ashtu kanë përfshirë nxitjet financiare, por të testuarit i kanë përcjellë në periudhën prej 12 ose 36 javësh.

Pjesëmarrësit e hulumtimit të cilët me sukses kanë arritur qëllimin kanë fituar nga 30 dollarë në muaj, ndërsa ata që nuk kanë pasur sukses është dashur të japin 20 dollarë në llogarinë e përbashkët. Të gjithë pjesëmarrësit e grupit në të cilin suksesi është shpërblyer me para në fund të hulumtimit kanë marrë pjesë në tërheqjen shpërblyese në të cilën kanë mundur të fitojnë shuma nga fondi i përbashkët.

Në grupin e të testuarve që janë shpërblyer 62 për qind kanë arritur qëllimin me sukses dhe mesatarisht kanë humbur rreth 4 kilogramë, derisa në grupin e dytë vetëm 26 për qind të tyre kanë arritur peshën e dëshiruar, me humbjen mesatare prej 1 kilogrami. “Mesazhi i hulumtimit tonë është që nxitjet financiare mund të ndihmojnë në dobësim, përmirësojmë rezultatet dhe të rrisin forcën e vullnetit”, ka deklaruar dr. Driver.

Hulumtimi ka zbuluar që edhe te testuarit nga grupi i shpërblyer të cilët për shkak të mossuksesit kanë paguar para në fondin e përbashkët, kanë qenë më të prirë të marrin pjesë në program për dallim nga ata që kanë qenë në grupin pa shpërblime dhe dënime. (b.an)

 

Next Post
U kap në flagrancë duke fotografuar votën, arrestohet gruaja në Tiranë

VIDEO/ Pse po bie numri i zgjedhësve?! Dhe votuesi besnik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

July 14, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët e huaj që të takojnë Erion Veliajn

July 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dështimi më i madh i qeverisë

July 14, 2026
SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

July 14, 2026
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

July 14, 2026
Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

July 14, 2026
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

July 14, 2026
Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In