• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PARADOKSI/ Turistët e huaj përmbytin Shqipërinë, por vetë shqiptarët i bëjnë jashtë pushimet

by Java News
21/08/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërsa Shqipëria po bëhet destinacioni i preferuar i të huajve, sidomos polakëve, që këtë vit kanë zbuluar vendin e shqiponjave, vetë shqiptarët po preferojnë të kalojnë pushimet jashtë.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2017 është1.379.302. Krahasuar me Korrik 2016, ky tregues rezulton me rritje 2,8 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 864.023, krahasuar me Korrik 2016, ky numër është ulur me 0,1 %, ku efektin kryesor e kanë dhënë shtetasit nga Kosova, pasi korriku përkonte me ramazanin. Por, rënia e shtetasve nga Kosova, që kanë qenë pushuesit tradicionale të Shqipëri është kompensuar nga vendet e tjera. Sipas INSTAT,  Në korrik 2017, ndër dhjetë vendet  që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 52,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 33,2 %.

Nëse përjashtohet efekt i Kosovës, rezulton se hyrjet e të huajve të korrik janë rritur me 35%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në shtatëmujorin e 2017 është 5.199.145, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në shtatëmujorin 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 71,1 % dhe rënia më e madhe nga Kosova me 17,3 %.

Shtetasit nga Kosova gjithsesi vijojnë të zënë peshën kryesore, me 866 mijë turistë për 7 muajt e parë të vitit, të ndjekur nga maqedonasit me 341 mijë dhe grekët me 246 mijë dhe italianët me 182 mijë. Edhe numri i turistëve italianë ka shënuar rritje të ndjeshme për 7 mujorin, me 56%.

Për periudhën janar-korrik, shtetasit e huaj që kanë hyrë për qëllime pushimi janë rritur ndjeshëm me 35% në mbi 1 milionë persona, ose 40% e totalit.

Shqiptarët ikin, daljet u rritën me 11% në korrik

Por, ndërsa të huajt po vijnë gjithnjë e më shumë, të nxitur nga shkrimet e pafund të mediave të huaja për Shqipërinë, vetë shqiptarët po ikin jashtë.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Korrik 2017 janë 1.362.491, duke shënuar një rritje me 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2017 është 496.163. Krahasuar me Korrik 2016, ky numër është rritur 11,0 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në shtatëmujporin e 2017 është 2.759.744 duke u rritur 4,9 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

ma.me

Next Post
Kontrolli kufitar, Drejtoresha e Kufirit vijon inspektimet në terren

Kontrolli kufitar, Drejtoresha e Kufirit vijon inspektimet në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com