• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi / Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen numrit të vdekjeve për panik, Basha e akuzon për fshehjen e viktimave

by Java News
21/11/2020 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci 

Opozita shqiptare vijon të jetë mjaft kontradiktore sa i takon qëndrimeve të saj në raport me masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e koronavirusit. Teksa Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes se qeveria ka fshehur qindra të vdekur me covid-19, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, disa muaj më parë akuzonte qeverinë se ka shtuar numrin e të vdekurve, për të ngjallur panik dhe justifikuar masat kufizuese.

Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi, deklaronte se të moshuarit kanë vdekur për shkaqe të tjera, por qeveria i ka shpallur si të vdekur nga COVID-19. Pra, në varësi të interesave politike, opozita një herë akuzon qeverinë se i fsheh dhe ul numrin e vdekjeve me covid dhe një herë se i rrit numrat.

Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi deklaronte se “Edhe për ato persona që janë të vdekur ne nuk themi nëse kanë sëmundje të tjera shoqëruese apo jo. Ne nuk themi se sa persona të tjerë vdesin për shkak të sëmundjeve të tjera. Këta që ne i konsiderojmë të sëmurë me covid, a kanë vdekur nga covid apo kanë vdekur nga shkaqe të tjera dhe covid ka qenë një shkak tjetër anësor. Kjo ka pas ka një ristrukturim të strukturave të ekonomisë globale, por ne si Shqipëri, pavarësisht se liderin e kemi suprem, një pikë në oqean jemi. Një nga gabimet që ka bërë qeveria ka qenë vendosja e panikut dhe e terrorit psikologjik tek qytetarëve…. Struktura e vdekjes. Nuk duam numra. Arsyeja pse ka vdekur. Cila është arsyeja mjekësore e këtij personi që ka vdekur? Të paktën për periudhën e karantinës. Mua para ca vitesh mua më ka vdekur daja im nga gripi. Mos u merrni me numrin e të vdekurave.  Djalli takoi Zotin dhe i tha që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse vdiqën 400 mijë, ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Frika dhe paniku është një gabim shumë i madh”. 

Gjashtë muaj më vonë, Lulzim Basha pretendon të kundërtën. Basha pretendon se për periudhën mars-tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga covid-19. “Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu”, tha Basha.

Ndërkaq, propaganda e opozitës është karakterizuar nga paradokse që në fillim të pandemisë, duke lëkundur besueshmërinë dhe seriozitetin e PD-LSI-së.

Në 23 shkurt 2020, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi ashpër kudër mbylljes së një shkolle për dy javë nga frika e koronavirusit, duke e konsideruar jetë veprim sipas përhapje paniku. Ndërkaq, pas mitingut që organizoi Presidenti Ilir Meta në 2 mars para Presidencën, PD-LSI akuzuan qeverinë se po vonohej me marrjen e masave mbrojtëse.

Gjashtë javë më vonë, opozita ndryshoi ‘pllakën;, duke thënë se masat ishin të ashpra dhe të pajustifikueshme. Madje, në 21 prill 2020, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, duke kundërshtuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deklaronte se “shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 javë”.

Ndërkaq, në 3 maj 2020, Partia Demokratike deklaronte se piku i covid-19 kishte kaluar. “Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhuara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD. Faktet tregojnë së qëndrimet e opozitës nuk kanë lidhje me realitetin dhe shqetësimin për pasojat e covid, por me llogaritë e saj politike.

Next Post
‘Fjalët s’do të mjaftonin kurrë për të falënderuar’/ Manastirliu i uron ditëlindjen Shefes së Infektivit: Meriton përqafimet e të gjithëve për sakrificën e pashembullt

'Përkushtimi i saj është frymëzim për të gjithë'/ Urimi i Ramës për Najada Çomon: I reziston me dinjitet sprovave të jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

September 23, 2026
Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

September 23, 2026
Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com