• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi i lëvizjes Berisha

by Blendi Kajsiu
05/10/2021 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Paradoksi i lëvizjes Ber isha qëndron në faktin e thjeshtë se synon ta heqë Bashën si kryetar, për të vetmin vendim që ai ka marrë në të mirë të PD-së dhe në dëm të interesit të tij personal. Vendimi për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, ndonëse i gabuar në formë, është i drejtë në përmbajtje. Përjashtimi nga Grupi Parlamentar është një  masë disiplinore dhe si e tillë duhet miratuar në mënyrë kolegjiale, në kryesi ose te Grupi Parlamentar. Nuk mund të merret në mënyrë personale nga kryetari. Statusi i PDsë është i qartë në këtë pikë, ndonëse nuk përmend shprehimisht përjashtimin nga Grupi Parlamentar.

E megjithatë vendimi për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së është në vetvete tejet i drejtë sepse eviton përplasjen mes PD-së dhe SHBA-ve dhe inkoherencën politike të një partie që nuk zbaton të njëjtat standarde politike që i kërkon kundërshtarit. Në këtë aspekt, vendimi është në të mirë të PD-së dhe në dëm të Bashës, për të cilin do ishte më e lehtë të vazhdonte të vegjetonte në krye të PD-së me bekimin e Berishës.

Është ky bekim që jo vetëm e ka sjellë, por edhe mbajtur atë në krye të kësaj partie. Ndaj Basha e kish shumë të qartë se përjashtimi i Berishës nga grupi mund të ishte një vetëvrasje politike për të, siç po duket sot. E megjithatë, ai mori një vendim që vuri në rrezik qëndrimin e tij komod në krye të PD-së, por që e nxori PD-në nga një rrugë pa krye që eliminonte çdo mundësi teorike të rigjenerimit të saj. Natyrisht që sot situata në PD është e vështirë.

E megjithatë ekziston shpresa se kjo parti mund të rigjenerohet, pasi për herë të parë në dekada aty po debatohet lirshëm dhe pa doreza. Të gjithë ata që sot ankohen se PD-ja po merr, apo ka marrë fund, duhet të kujtojnë PD-në e para pak javëve, me Lulin në krye dhe Berishën në qoshe, ku nuk lëvizte asgjë dhe dominonte depresioni social dhe politik. Një PD që nuk ngjallte pikë interesi te qytetarët, krejtësisht e defaktorizuar në debatin publik.

Imagjinoni tani të njëjtën PD, pa debat, me Bashën kryetar, me Berishën në grup parlamentar dhe në konflikt të hapur me SHBAtë. Ky do ishte fundi real i kësaj partie dhe rruga më komode që mund të kish ndjekur Basha, sikurse mendonim se do ndodhte shumica prej nesh. Por ai nuk zgjodhi këtë rrugë të lehtë që ish në interesin e tij politik, por një rrugë më të vështirë në interesin politik afatgjatë të PD-së. Dhe këtu fillon paradoksi i lëvizjes Berisha.

Kjo lëvizje nuk synoi largimin e Bashës kur ai u rizgjodh kryetar i PD-së pas humbjes katastrofale në vitin 2017, as kur përjashtoi figura qendrore të së djathtës, as kur dështoi me djegien e mandateve dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale, as kur bëri lista deputetësh me dyer të mbyllura dhe as kur u rizgjodh në krye të PD-së pas humbjes së 25 prillit 2021 me një proces thellësisht antidemokratik dhe antistatusor. Në të gjitha këto raste, Basha vuri interesin e tij personal mbi atë të PD-së.

Rizgjedhja e tij në krye të PD-së me një proces rrufe dhe pa një debat të gjerë brenda partisë mbi humbjen e 25 prillit 2021 ishte në dëm të PD-së dhe në interesin e tij personal, për të vazhduar vegjetimin komod në krye të partisë. Ishte një rizgjedhje absurde që e futi në depresion PDnë. Nuk pati një lëvizje Berisha në këtë pikë.

Vetëm kur ai merr vendimin për ta larguar Berishën nga Grupi Parlamentar në mënyrë që mos ta fusë PD-në në një ngërç vrastar politik me SHBA-të, me vetveten dhe me elektoratin, pikërisht në këtë moment formësohet lëvizja Berisha. Është i vetmi moment në vendimarrjen politike të Bashës kur ai vë në rrezik karrierën e tij komode politike për hir të PD-së.

Midis SHBA-ve dhe Berishës ai mund të kish zgjedhur shumë lehtë këtë fundit, siç në fakt bëri disa herë. Në kundërshtimin ndaj Reformës së Drejtësisë, në djegien e mandateve parlamentare dhe në moshyrjen në zgjedhjet lokale të 2019, Basha zgjodhi Berishën kundër SHBA-ve. Në të gjitha këto raste, ai zgjodhi interesin e tij personal mbi atë të PD-së.

Të gjitha këto vendime forcuan Bashën dhe dobësuan PD-në. Polarizimi politik që prodhoi djegia e mandateve, refuzimi i Reformës së Drejtësisë apo mosfutja në zgjedhjet lokale të 2019 e zhvendosi vëmendjen nga dështimet e Bashës brenda PD-së te lufta frontale me Ramën. Kushdo që kritikonte këto vendime të marra apo mënyrën se si Basha drejtonte PD-në, rrezikonte të etiketohej si i blerë nga Edi Rama.

Pra, Basha edhe kësaj here mund të zgjidhte Berishën në funksion të interesit të tij personal. Teoria konspirative se Basha e largoi Berishën sepse Amerika e kërcënonte atë vetë me një dosje sekrete është budallallëk. Nëse SHBA-të pas Berishës do fusnin edhe Bashën në listën e personave non grata, ata jo vetëm do ti betononin të dy në krye të PD-së, por edhe do humbitnin krejtësisht kredibilitetin në skenën tonë politike. Ndaj ideja se Basha zgjodhi ta largojë Berishën nga frika e amerikanëve, nga pengu me Ramën apo për interesin e tij personal është një nga gënjeshtrat e shumta që fabrikon doktori.

Është i vetmi akt politik i Bashës ku ai vendos të rrezikojë pozitat e tij komode në PD për hir të interesit të kësaj partie. Fakti që lëvizja Berisha formësohet për ta rrëzuar Bashën për ndoshta të vetmin vendim parimor, koherent dhe në interes të PDsë që ka marrë si kryetar i kësaj partie, tregon se sa regresive dhe paradoksale është ajo. Synon të vërë interesin e një individi (Berishës) mbi atë të PD-së, pikërisht siç ndodhte me Bashën dje. Pra, është një lëvizje që synon të na çojë te Basha i djeshëm, për të cilin duan ta heqin sot. Kthimi i Berishës në Grupin Parlamentar, çka synon lëvizja e tij, do të thotë kthimi i tij de facto në krye të PD-së. Ky do të ishte një grusht i fortë jo për SHBA-të, por për PD-në.

Imagjinoni si do vijë PD-ja në pushtet me një kryetar të shpallur non grata për korrupsion dhe antidemokraci nga SHBA-të. Ndaj fitorja e Berishës është humbje për PD-në, pavarësisht se mund të arrihet me entuziazmin e një anëtarësie të trullosur nga inkoherenca e udhëheqësit të saj historik, që heroin e djeshëm të demokracisë e kthen në poliagjentin e sotëm të qeverisë. Dhe është e vërtetë që lëvizja Berisha ka krijuar entuziazëm në bazë dhe ka hapur një diskutim që duhej të ish bërë pas humbjes së 25 prillit, mbi atë se çfarë është, kë përfaqëson PD-ja dhe si mund të vijë ajo në pushtet.

Në këtë aspekt, ajo ka prodhuar disa efekte pozitive dhe potencial për rigjenerimin e PD-së. E megjithatë, është një lëvizje që me fitoren e saj i hap varrin PD-së. Ndaj mund t’i shërbejë kësaj partie vetëm duke dështuar në objektivin e saj kryesor, rikthimin e Berishës në Grupin Parlamentar. Vetëm duke dështuar ajo mund të ketë sukses në demokratizimin e PD-së, me apo pa Bashën. Dhe ky është paradoksi tjetër i saj.

Next Post
Vendet e Ballkanit Perëndimor në rend dite në samitin e BE në Brdo

Vendet e Ballkanit Perëndimor në rend dite në samitin e BE në Brdo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com