Në përfundim të punimeve të këtiij Kuvendi pritet që të dalin edhe emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që do të zgjedhin nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë.
Por teksa në statutin e Komisionit të Rithemelimit përcaktohet që kryetari i grupit parlamentar do të zgjidhet nga Këshilli, në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë ka një mënyrë tjetër se si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.
Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.
Neni 16 i Rregullores së Kuvendit
Kryesia e grupit parlamentar
- Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.
- Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.
- Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.
- Grupet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre











