Në Australi, tani ka ardhur koha për të veshur xhupat. Dimri australian i ka befasuar të gjithë dhe është cilësuar si dimri më i ftohtë i 30 viteve të fundit.
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka shkaktuar probleme në trafikun ajror dhe hekurudhor, për shkak edhe të ndërprerjes së energjisë elektrike. Shumë shkolla dhe zyra publike janë mbyllur.