• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Paradokset e kushtetutës dhe shkeljet e saj!

by Fatmir Merkoçi
11/04/2020 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

 

Jemi në një situatë paradoksale dhe kjo si pasojë e abuzimit me detyrën nga vetë Kryeministri, i cili duket hapur se ka shkelur Kushtetutën. Akti-normativ i nxjerr nga qeveria me Nr. 243, datë 24.3.2020 për Shpalljen e Emergjencës Natyrore, nuk gjendet i botuar në Fletoren Zyrtare. Të jetë “harresë”?! Apo me këtë “harresë” Rama kërkon të bëhet i pa kontrollueshëm?!

Nën këtë vendim, qeveria Rama po merr masa drastike. Kjo nën pretekstin e Pandemisë që u shpall nga OBSH.

Por ashtu siç e kemi theksuar dhe më parë Kushtetuta jonë nuk ka nen specifik për Emergjencë Shëndetësore. Pra nuk është parashikuar një situatë e tillë, e cila do jepte dhe rastet se cilat nene të Kushtetutës duheshin kufizuar apo ndaluar.

Po le ti kthehemi Vendimit ku qeveria Rama del mbi atë çka lejon Kushtetuta. Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2 të Kushtetutës, shpall Gjendjen e Emergjencës. Në Nenin 175 pika 2 Kushtetuta thotë: – Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara në nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës. Pra kemi të bëjmë me KUFIZIM DHE JO NDALIM.

Por, të gjitha masat e marra nga Rama, janë masa ndaluese dhe jo kufizuese. Masa të cilat janë ekstremisht në shkelje të hapur të Kushtetutës. Në kushtet e një epidemie qoftë dhe COVID-19, Qeveria nuk mundet të mbyll një popull të tërë. Kjo për shumë arsye pasi: Nëse urdhëron mbylljen në shtëpi, duhet ti garantosh çdo shtetasi jetesën, ku hyn ushqimi i përditshëm dhe mjetet e higjienës.

Ti garantosh të ardhurat e munguara gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ti garantosh ilaçet, dhe kontaktin me mjekun e familjes.

A i ka garantuar vallë qeveria Rama këto? Çdo kush e di që jo.

Por ana tjetër, duke mos u botuar në Fletoren Zyrtare vendimi Nr.243, datë 24.3.2020, automatikisht, çdo vendim apo urdhëresë që rrjedh prej saj është i pa ligjshëm. Si rrjedhojë janë dhe të pa zbatueshme.

Në kundërshtim me Kushtetutën, qeveria Rama vendos gjoba pikërisht mbi bazën e këtij vendim, për të gjithë ata që e shkelin këtë vendim të pa botuar. Lind pyetja: Po nesër Gjykata për këto gjoba, si do shprehet?

Po ajo që duket më e rëndë është fakti se askush nuk flet. Nuk flasin as ata që mbahen për konstitucionalistë. Nuk flet as Presidenti, jo vetëm për këto shkelje flagrante, por dhe kur del ushtria në rrugë, ku vetë Presidenti duhet të prononcohet se kush ka firmosur për daljen e ushtrisë në rrugë dhe arsyen se përse duhet të dalë.

Por nuk flet as opozita për këto shkelje dhe këtë terror që po e ushtron Rama në këtë situatë. Është e vërtetë se në një pandemi ka masa kufizuese por jo diktatoriale, ku vetë Rama deklaron dhe sa vite burg duhet të dënohen shqiptarët që nuk i binden urdhrit të tij të paligjshëm.

Rama ka hartuar një listë ku tregon se kush biznese lejohen, por nga ana tjetër popullin e mbyll në shtëpi. Kjo ndodh pasi Rama kërkon mos të zbatojë rregullat që janë në rastet e Pandemisë.

Qeveri Rama guxon të shkeli çdo të drejtë. Hapja e portaleve për të marr leje për të lëvizur do të thotë heqje e të drejtës dhe jo kufizim. Në vendet e tjera nuk është ndaluar lëvizja dhe nuk janë detyruar njerëzit as të ndërpresin punën dhe as të mos përdorin mjetet e tyre. Mos vallë ne jemi më të rrezikuarit e kësaj pandemie?

Qeveria duke përdorur propagandën ka shkelur privatësinë e çdo shtetasi, kuptohet duke parë dhe heshtjen e kundërshtarëve të vet politikë. Vazhdon të dhunojë çdo të drejtë. Kërkon që çdo shqiptar të jetë një “ kavje” në eksperimentin e tij të çuditshëm.

Rama shkon në delirin e tij. Ai lejon dhe ndalon thjesht sipas tekave të tij. Ai ndalon të kryesh punë. Portalet e tij duken se janë propagandë e pastër. Kjo pasi ato nuk të përgjigjen. Duke të ndaluar të kryesh punët. Përshembull, nëse dikush kërkon Avokat, ai nuk mundet të lëvizi. Pra të heq të drejtën e zgjedhjes së mbrojtjes. Atë që Kushtetuta ja njeh çdo shtetasi. Nëse ke një defekt elektrik, ti nuk mundesh të marrësh një elektriçist, hidraulik, marangoz, etj. Nuk mundesh të blesh asnjë ilaç, pasi të gjitha janë të mbyllura. Nuk merr asnjë shërbim për dhëmbët, apo dhe një incident që mundet të ndodh, nuk mund të shkosh për mjekim. Pra rastet e ndalimit janë totale. Prandaj them se: Kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës.

Nesër Rama të gjitha këto shkelje do ti mbulojë me një kalim të ligjit në Kuvend. Në atë Kuvend që, siç e kam thënë është vetë i pa ligjshëm. Në atë Kuvend, do bëjë dhe miratimin e ndryshimit të Kodit Penal, ku do ti dënojë shqiptarët me BURG për shkelje të ligjit të pa ligjshëm të nxjerr nga vetë qeveria Rama.

Kjo nuk është Pandemi. Ky nuk është virus vrasës. Ky është një virus që çoi botën në çmenduri kolektive, duke i dhënë dorë të lirë Ramës të vendos diktaturë. Zoti i shpëtoftë shqiptarët!

 

*Avokat

 

Next Post
Europa ka nevojë për 1 milionë punëtorë, mësoni cilat profesione janë më të kërkuarat

Analiza e DW: Evropa bën sehir, zemrat e mendjet po i fiton Moska e Pekini

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Turp te kesh.Ne vend qe te shpetojme jetet njerezore merresh me shkeljet e tua o qyqar.Edhe ti ke shkelur kushtetute qe thua fake news.Mallkuar qofshi Ju qe beni politike me vdekjen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

May 20, 2026
Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

May 20, 2026
Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

May 20, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

May 20, 2026
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

May 20, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

May 20, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

May 20, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trumpi e ka mbërthyer prej fyti Partinë Republikane, por..

May 20, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In