• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradokset e ish-presidentit Nishani nuk mbarojnë: Mosbindje civile

by Java News
23/04/2019 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbylli sot regjistrimin e partive për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Jashtë mbetën tetë parti të opozitës me në krye PD, të cilat firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në proces .

Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora tha se koalicioni opozitar dhe marrëveshja e nënshkruar sot  nuk është kundër zgjedhjeve, por për garantimin e tyre.

Nishani: Gjithçka në funksion të kësaj marrëveshje është për zgjedhje, por zgjedhje të lira dhe të drejta për gjithëkënd. Qytetarët të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në mënyrë të drejtë në kutinë e votimit për alternativën që ata mendojnë.

E ndërsa mazhoranca vijon e palëkundur drejt 30 qershorit, Nishani paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar dhe mosbindje civile.

Nishani: Nuk bëhet fjalë për të bllokuar zgjedhjet por për të mos lejuar një farsë elektorale. Hapi i parë ishte pikërisht ky, moslejimi i regjistrimit formal të partive opozitare për tu bërë pjesë e farsës elektorale.

Momenti i dytë, vijon aksioni opozitar që ka nisur prej kohësh ku aktori kryesor është populli opozitar, revolta qytetare.

Ne kemi armët politike në dorë dhe armët politike do ti shfrytëzojmë.

Armët politike janë fokusuar kryesisht te protestat, do të vinë duke u përshkallëzuar në gjithë vendin.

Do të ketë akte masive të mosbindjes civile të qytetarëve shqiptarë. Jam i bindur që asnjë aventurier, kushdo që të jetë ai, nuk do të ketë kurajon e motivimin për të injoruar shumicën e dërmuese të qytetarëve sot.

Duke komentuar deklaratën e Ramës, qe e cilësoi bojkotin e zgjedhjeve nga opozita një vetëvrasje politike, Nishani tha:

“Është një kryeministër që asnjëherë nuk ka qenë konseguent në qëndrimet e tij politike dhe jam i bindur që përballë presionit popullor, kjo është një betejë politike, jo betejë në luftë, por nëse e shohim në retrospektivë asnjëherë drejtuesit dhe pushtetarët autoritarë nuk kanë triumfuar dot përballë masës së madhe”.

Ndaj dhe për opozitën, kushti i panegociueshëm mbetet largimi i Ramës si kryeministër.

Nishani: Duhet ti hapë rrugë një procesi normal ligjor. Ky njeri i provuar si prishësi i gjithçkaje të normalitetit demokratik dhe deformimit të vullnetit të qytetarëve duhet të largohet dhe më pas ulemi dhe garantojmë me mekanizmat.

Bujar Nishani është një ndër të rrallët presidentë, që pas përfundimit të mandatit, kthehet në një zyrtar të rëndomtë partie.

Zakonisht ndodh që ish-presidentët tërhiqen nga jeta politike dhe kthehen në njerëz që merren me aktivitete të tjera intelektuale dhe sociale, japin këshilla, shkruajnë edhe libra.

Ndërsa në Shqipëri, ndodh e kundërta.

Imagjinoni tani p.sh Barack Obaman, që pas përfundimit të mandatit të presidentit, të kthehej sërish në partinë e tij, si një punonjës i zakonshëm i saj.(TemA)

 

 

Next Post
PROFILET/ “Gjashtë fantastikët” që duan të rrëzojnë sistemin në Shqipëri

PROFILET/ “Gjashtë fantastikët” që duan të rrëzojnë sistemin në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In