• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradokset e ceremonisë së presidentit të ri Ilir Meta

by Java News
22/07/2017 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri shqiptar Ilir Meta po fillon me paradokse të mëdha protokollare. Ato janë sa qesharake, por edhe treguese për formën dhe vetë politikën shqiptare. Presidenti i ri i vendit nuk do ketë në krah gjatë ceremonisë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Është një rast i rrallë dhe i paprecedentë, kur bashkëshortja jeton dhe nuk është në krah të presidentit në presidencën shqiptare. Arsyeja është e ditur. Pak kohë më parë, znj. Monika Kryemadhi ka marrë detyrën e drejtimit të LSI-së formacionit politik, që më parë e drejtoi bashkëshorti i saj! Në një rrjedhë normale politike, kjo mund të ishte shmangur nga partia e tyre, pa krijuar paragjykimet që do të krijojë me patjetër më vonë. Znj. Kryemadhi do të jetë në krah të liderave të tjerë politikë, duke e ndjekur ceremoninë krejt nga larg.

Paradoksi i dytë lidhet me ceremonialin në vetvete. Konform protokollit, ceremonia e nominimit drejtohet nga kreu i Kuvendit, që në rastin tonë është ende Ilir Meta. Gjithsesi, protokolli ja ka dalë në këtë moment, sepse zv/kryetarja e para Valentina Leskaj do jetë personi që do të zbatojë. Për hir të së vërtetës, znj. Leskaj e ka drejtuar më shumë se z.Meta parlamentin shqiptar në këtë legjislaturë, ose të paktën njësoj.

Kumtohet se presidenti i ardhshëm ka refuzuar edhe vilën presidenciale, për të qëndruar në banesën e tij përgjatë të gjithë 5 viteve që do të ushtrojë detyrën.

Ndërkohë një paradoks tjetër lidhet me faktin që kreu i parlamentit shqiptar dhe së shpejti president i vendit duhet të dorëzojë mandatin e deputetit. Dhe, në listën e qarkut të Tiranës, është emri i Ylli Manjanit, që i takon të marrë mandatin e tij. Por, duke ditur se ky i fundit e ka refuzuar, atëherë jemi përballë edhe një paradoksi tjetër, më të vogël, që i shtohet atyre të presidentit të ri shqiptar.

Presidenca e re shqiptare ndërkohë nuk po i përmbahet edhe një kortezie protokollare, që duhet thënë se nuk e kanë respektuar dhe presidentët e tjerë. Vizita e para zyrtare nuk do jetë në Kosovë, por në Itali, një vend me të cilin Shqipëria ndan vërtetë shumë interesa të fushave të ndryshme. Një presidencë e filluar mes paradokseve lajmëron një presidencë jo shumë komode për polikën shqiptare të këtyre pesë viteve. (b.an)

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 23 Korrik 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In