• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradokset e 31 dhjetorit, premtimet dhe zhgënjimet 12 muaj më vonë

by Lutfi Dervishi
31/12/2018 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Më 31 dhjetor zotohemi se për Vitin e Ri do të dobësohemi fizikisht dhe do të shëndoshemi financiarisht.

Kur vjen 31 dhjetori i radhës dëshira “plotësohet”: shëndohemi fizikisht dhe dobësohemi financiarisht!

Më 31 dhjetor disa paguajnë lekët për ushqime dhe disa paguajnë për palestër!

Më 31 dhjetor ai u zotua se do të lerë cigaren, por harroi zotimin për të lënë… hashashin!

Ky 31 dhjetor do të jetë viti i parë që do të festohet pa fishekzjarrë. Urojmë të mos festohet as me fishekë!

Më 31 dhjetor prindërit luten për një celular të ri, fëmijët luten që prindërve t’u humbasë celulari!

Fëmijët që lindin në këtë 31 dhjetor, po të ishin, disa orë më të duruar do të merrnin bonusin e ri prej 400 mijë lekësh nga qeveria.

31 dhjetori është dita që në celuar të mbërrijnë urimet e njerëzve që gjatë gjithë vitit ti ke bërë ç’është e mundur të mos i shohësh/dëgjosh/takosh!

31 dhjetori është dita për t’u kujtuar se viti iku pa drejtësi dhe me shumë padrejtësi!

Njerëzit e presin Vitin e Ri me shpresë se do t’u ndryshojë jetën. Ncnc. E shumta do të ndryshojë qeverinë. Por edhe qeveria sapo u ndryshua.

31 dhjetori është dita që duhen bërë sa më pak premtime për veten, ndryshe futesh në garë me qeverinë dhe del i humbur!

Viti Ri do të vij pak me vonesë këtë vit në sheshin e Tiranës. Do të bëj një dorë muhabet me protestuesit te Astiri.

31 dhjetori është dita kur të gjithë, socialistë e demokratë, të pasur dhe të varfër, protestues dhe qeveritar, bien në një mendje dhe thonë të njëjtat fjalë: …“iku dhe ky vit”!

Dhe në fund, kanë mbetur edhe disa orë për të plotësuar 10 premtimet që i bëre vetes 31 dhjetorin e kaluar!

a.cu

Next Post
Pagat, taksat, bonusi i bebeve, lojërat e fatit…, 8 vendimet që hyjnë në fuqi nesër!

Pagat, taksat, bonusi i bebeve, lojërat e fatit..., 8 vendimet që hyjnë në fuqi nesër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com