• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Paradokse shqiptare/ Pas burgut kupton se i kanë shitur vilën, qytetari: Ma ka bërë gruaja dhe djali!

by Java News
13/09/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit Ramadan Lisha, 62 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, në verën e 2020-ës ishte vetëm nisja e një konflikti, që përfundoi me një akt korruptiv. Ramadan Lisha u dënua me 8 muaj heqje lirie për dhunë në familje.

Që nga ky moment ai shkëputi lidhjet me fëmijët, vajzën dhe djalin emigrant ilegal në Angli. Pasi përfundoi dënimin, Ramadani bashkë me policin e zonës, shkoi në shtëpi, për të marrë rroba dhe para, pasi në banesë nuk mund të kthehej të jetonte për shkak se ishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje.

Në këtë moment mëson, se vila 2-katëshe dhe trualli ishte shitur, nga i biri pa u kthyer fare në Shqipëri.

“Unë nuk e dija fare, u lirova nga burg. Nuk gjeta asnjë nga familjarët. Më thanë që kishin shitur shtëpinë dhe ishin larguar nga Shqipëria”, tregon ai.

“Stop” zbulon se djali i tij Arditi, autorizoi përmes një prokurë nënën e tij Rukije, e cila e legalizoi, hipotekoi dhe e shiti vilën në emër të djalit të saj, duke paguar në Kadastrën e Tiranës, në sektorin, që mbulon Laknasin.

Tashmë Ramadani është pa një banesë dhe jeton tek të afërmit dhe herë pas herë fle dhe në rrugë tregon, pasi nuk ka asnjë të ardhur dhe nuk ka shtëpi.

“Unë rri rrugëve rri, shkoj një natë tek një shok i imi, një natë në Tiranë, një natë në Durrës. Unë s’kam as shtëpi, as lekë, as rroba. Unë jam kryefamiljari. Unë i kam bërë ata fëmijë s’më kanë bërë ata mua. Çfarë kontributi kanë ata këtu”, tregon qytetari.

Më tej Ramadani tregon se kishte aplikuar dy herë, që nga 1996-ta për legalizimin e vilës. Zhdukja nga sistemi dhe mbyllja brenda 1 muaji e gjithë procedurës së legalizimit dhe hipotekimit vetëm me një prokurë, hedh dyshime për korrupsion dhe shkelje.

“Shtëpia ka qenë në proces legalizimi në emrin tim. Kanë dhënë para kanë korruptuar dhe kanë zhdukur dosjet”, shprehet Lisha.

Skënder Biba: Verifikova në sistemin elektronik edhe në arkivë. Ti nuk kishe dosjen në proces legalizimi…!

Ramadan Lisha: Po ti ma ke pranuar dosjen, o burrë dhe të kamë ardhur tre here, që mos hyj në burg, se jam duke punuar prapë. Ma hidh në sistem, të marr lejen…! Hidhma në sistem, të marr lejen!

Skënder Biba: Të kam thënë unë puno pa leje?

Ramadan Lisha: Jo! Të kam thënë ma hidh në sistem! Po,- thoshe ti. Ikja unë…shkoja tek Bashkia, jo nuk ka dalë në sistem akoma. Shko thuaj Skënderit hidhe në sistem…! Pastaj u detyrova unë shkova tek Pallati i Mark Lulit, te ata kolegët e tu, sepse s’ma hapnit edhe derën me hy brenda edhe e mora në telefon: jam tek zyrat, tek Skënderi, sa të ka marrë ai në telefon, ke dale më ke marrë brenda dhe më ke thënë: Urdhëro ja tash ik tani, se e hedh unë në sistem! Sot e atë ditë nuk doli në sistem aplikimi për Legalizim në emër të Ramadan Lishës.

Sipas “Stop” Skënder Biba, përgjegjësi i legalizimit, që ka marrë aplikimin e Ramadanit për legalizim, nuk e hodhi kurrë emrin e Ramadanit në sistem, por e ka bërë këtë për të birin Arditin. Vila u shit për 260 mijë Euro dhe familja u zhduk dhe mendohet kanë shkuar drejt Anglisë.

Emisioni “Stop” ka siguruar të gjitha të dhënat se është bërë tjetërsimi i kësaj pasurie që pranohet dhe nga një punonjëse e gjendjes civile.

Punonjësja: Në 2020-ën më 18.11.2020 ka bërë ndarjen.

Ramadan Lisha: Po!

Punonjësja: Ka qenë Rabija me prokurë.

Ramadan Lisha: Ka lëshuar Rabija prokurë?!

Punonjësja: Ka lëshuar Arditi, Rabijes prokurë.

Ramadan Lisha: Ka bërë gruaja ndarjen këtu me prokurë.

Ramadan Lisha hedh dyshime për korrupsion dhe zhdukje të dosjeve të tij, pasi siç thotë djali i tij nuk ka qenë fare në Shqipëri dhe ka shitur shtëpinë. Pasi zbulon detajet se i ikanë marrë shtëpinë, Lisha shkon edhe njëherë tek punonjësi i Kadastrës i cili mohon të ketë gisht në këtë punë.

Skënder Biba: Nuk e ke hallin me ne, që ta kuptosh…

Ramadan Lisha: Pse me kë e kam hallin unë?! Ta dish se para një muaji të isha unë e ke ndihmuar ti, se atë punë gjallë, se e kishte bërë…!

Skënder Biba: Jo, jo! Unë s’kam ndihmuar kërkënd dhe s’kam plan me ndihmuar kërkënd. Kam plan me bë punën e shtetit. Kaq..!

Ramadan Lisha: Ok! Faleminderit…!

“Stop” ka mësuar se kjo çështje ndodhet në Prokurorinë e Tiranës dhe pritet që hetimet të zbulojnë të vërtetën. KLAN

Next Post
Sali Berisha vazhdon rezistencën: Vendimi i Bashës për mua është nul, s’më heq dot nga grupi i PD-së

Sali Berisha vazhdon rezistencën: Vendimi i Bashës për mua është nul, s'më heq dot nga grupi i PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In