• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paradoks?! Shqiptarët ikin jashtë me pushime, vendi “përmbytet” me të huaj!

by Java News
23/07/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa turistet sidomos nga vendet e Europës perëndimore po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për të kaluar pushimet, vetë shqiptarët i janë rikthyer vrullshëm udhëtimeve jashtë për të pushuar. Të dhënat e fundit për muajin qershor nga INSTAT tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2018, është 411.165 krahasuar me Qershor 2017, ky numër është rritur 7,8 %.

Vendet të cilat tërheqin më së shumti shqiptarët për pushime jashtë janë Turqia nëpërmjet ofertave gjithëpërfshirëse dhe Greqia për shkak të afërsisë dhe çmimeve konkurruese. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në gjashtëmujorin parë 2018, është 2.396.317, duke u rritur 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Turistët nga Kosova në rënie, rriten nga Perëndimi

Fluksi i vizitorëve nga Europa Perëndimore po zëvendëson fluksin e pushuesve tradicionale nga Kosova. Sipas të dhënave të INSTAT fluksi i vizitoreve të huaj u rrit me 9,1 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, por pushuesit nga Kosova vijuan trendin rënës edhe këtë vit, me 0.4% në krahasim me një vit më parë.

Blendi Shima, Drejtori i Hotelerisë në Rafaelo Resort në Shëngjinit një nga pritësit kryesore të vizitorëve nga Kosova, tha se është i prirur më shumë për rezervime paraprake me agjencitë që sjellin turistë nga Perëndimi sidomos nga Polonia. Ai tha se turistet nga Kosova janë shumë ndjeshëm nga ndryshimet e klimës, ndërsa prenotimet në avance e shmangin këtë risk. Ai tha se në vitet në vijim synon të çojë 80 për qind të akomodimit me turistë nga perëndimi me ofertat në avancë, duke lënë të kuptojë se pushuesit nga Kosova edhe pse janë baza, nuk janë në prioritet i hoteleve të mëdha.

Theth, Syri i Kalter/ Photo: Armando Meta, javanews.al

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.919.504 duke u rritur me 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në Qershor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 58,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Anglia me 10,9 %. Në gjashtëmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 26,4, nga Maqedonia me 15,5 për qind, nga Gjermania 18,8% dhe nga Greqia me 10,5 %./monitor

ma.me

Next Post
Manja flet për protestën e opozitës: Akt pabesie, ndikohet nga faktorë të jashtëm

“Magjistratura”, Manja: Nuk ka kolaps, së shpejti ngrihen KLGJ e KLP, opozita e zënë "kaps"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In