• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paradoks shqiptar/ Të arsimuarit punëtorë të biznesmenëve pa shkollë…

by A R
20/03/2018 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore ka publikuar raportin e fundit për tendencat e punësimit, që merr në analizë treguesit në Ballkanin Perëndimor dhe disa vende të rajonit, që janë pjesë e BE-së në periudhën 2016-2017.

Raporti sjell të dhëna interesante, që marrin një kontekst tjetër kur krahasohen në raport me rajonin dhe një prej tyre është pjesa e pagave të ulëta dhe përqëndrimit të kësaj page në ekonomi.

Sipas raportit përqëdrimi i lartë i pagave të ulëta është udhëheqësi kryesor i pabarazisë së pagave në përgjithësi në rajon.

“Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina raportojnë nivelin më të lartë të pagave kurse Shqipëria më të ultën” vlerëson raporti.

Një e dhënë tjetër interesante është edhe ajo e strukturës së punësimit tek popullsia në moshë pune. Sipas raportit Shqipëria mban rekordin e atyre që janë të vetëpunësuar por që kanë nivel arsimimi 8 vjeçar. Kur në rajon pjesën më të madhe të të vetëpunësuarve e zënë ata që kanë arsim të mesëm.

Kurse punësimin më të lartë në sektorin privat Shqipëria e raportoi në segmentin e atyre me arsim të lartë.

“Në mesatare rreth gjysma e të vetëpunësuarve në Ballkanin Perëndimor ishin me shkollë të mesme. Në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë më shumë se 60 për qind kishin një nivel arsimimi mesatar në 2016, më pak të arsimuarit ishin grupi i dytë më i madh mes të vetëpunësuarve kurse ata me arsim të lartë zinin rreth 11 për qind në një mesatare. Në kontrast me këtë, në Shqipëri dhe Maqedoni shumica e të vetëpunësuarve ishin ate me nivel më të ulët arsimimi.

Në termat e edukimit në total punësimi u rrit në të gjitha grupet e edukimit por më së shumti tek ata me arsim të mesëm në të gjitha vendet me përjashtim të Shqipërisë. Kjo e fundit raportoi rritjen më të madhe të punësimit në segmentin e atyre me arsim të lartë” thuhet në raport.

Punësimi part time

Ky lloj punësimi sipas Bankës Botërore ishte më pak i përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor duke zënë 11 për qind në vitin 2017. “Shqipëria ishte e vetmja që raportoi një shifër të lartë edhe pse me tendencë tkurrjeje për të punësuarit part-time që zënë 20 për qind të punësimit total.

Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin ato që pasonin me 10.6 për qind dhe 9 për qind. Në vendet e tjera të rajonit punësimi part-time ishte 5-6 për qind. Kjo është e njëjtë me vendet e tjera pjesë e BE-së që i janë bashkuar këtij komuniteti mes 2004-2013” thuhet në raport.

Emigrimi njeh një tjetër kulm

Vendet e Ballkanit Perëdnimor po vuajnë nga largimi i trurit pasi pjesa që po emigron është pikërisht pjesa me arsim të lartë. BB vëren se ka një rritje të pjesës që ze popullisia që ka emigruar në raport me popullisnë totale, një raport që po thellohet duke zënë më shumë se 30 për qind. Saktësisht Shqipëria është e dyta në këtë renditje me 1.05 milionë emigrantë./Monitor/a.m.

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Çfarë është horoskopi dhe a duhet t'i besojmë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In