Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka nënshtruar krejtësisht Listën Srpska duke e urdhëruar që ta ngrijë aktivitetin e saj në institucionet e Kosovës.
Për më tepër Lista Srpska ka njofuar se në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vuçiç do të largohet Ministrja Mirjana Jevtiç, e sapoemëruar nga Kryeministri Mustafa.
Siç specifikohet “në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vuçiç, Mirjana Jevtiç do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, për shkak se, si një serbe nga Kosova, do të respektojë autoritetin dhe kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Serbisë, dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”, citohet njoftimi i organizmit serb. (b.an)