• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parada e shpifur me dëshmitarët e Gërdecit, 15 vite më pas

by Mero Baze
23/09/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fatmir Mediu e gjeti një mënyrë se sit ë shtyj edhe një herë gjyqin ndaj tij, duke hequr dorë ng gjykimi I shkurtuar dhe duke kërkuar seancë normale ku ka thirrur gjysmën e botës, të cilët ndoshta nuk janë më as gjallë.
E ka bërë qartazi për të fituar kohë dhe për të përcjellë para tij, të tjerë që mund të kenë radhën në këtë fushatën e arrestimeve.

E ka bërë natyrisht për të shpëtuar dhe Shkëlzen Berishën, por për fat prokuroria ka hapur çështjen 279/1 për personat e lidhur me këtë çështje dhe ata hetohen pavarësisht këtij estradës së gjyqit ndaj Fatmir Mediut. E them estradë, pasi një nga pikat më joserioze të gjykatës, është kur pranon për dëshmitarë listën e avokatëve të Mediut e cila nuk është listë dëshmitarësh, por nomenklatura e shtetit shqiptar në atë vit, shumica e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Ata që kanë lidhje vërtet nuk I ka thirrur. Fjala vjen Sali Berishën nuk e ka kërkuar dëshmitar. As Ilir Rusmalin që ka kundërshtuar projektin. As Bamir Topin që ishte President dhe ka bërë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Luan Hoxhës dhe Mediut, dhe ku Luan Hoxha ka pranuar se njerëzit e Mediut e kanë kërcënuar. Madje dhe mua si gazetar mund të mue kishin thirrur ku e dija që “Shkezeni po merrej me një punë në Vorë”. E kam thënë në Tv në Nentor 2007, pes muaj para se të shpërthente.
Por përtej këtij absurdi të gjykatës, çështja e hetimit të Gërdecit, nuk mund të jetë një çështje memorie njerëzish pas 15 vitesh. Ka plot njerëz të kthjellet por ka dhe të tjerë që ose kanë vdekur ose nuk kanë detyrim të vijnë në këtë tragjiokomedi të Mediut me drejtësinë shqiptare.

Gjykata duhet të hetoj dokumentet zyrtare, dhe gjurmët e Shkëlzen Berishës që ka gjetur vet prokuroria kur ka mbledhur dokumente.
Kjo parada e Shkëlzen Berishës që hyn e del në SPAK dhe thotë më treguan një faks false duhet të marrë fund. Nëse Faksi është fals, prokuroria e di ku e ka gjetur faksin dhe arreston atë që e ka falsifikuar. Nëse nuk është fals, ai zotëria që hyn e del si në shtëpi të vet, është mirë të mbahet aty brenda.

Po ashtu duhet të merren si bazë mbledhjet e qeverisë dhe procesverbali I mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar drejtuar nga Presidenti Bamir Tipi. Aty debatet ishin të freskëta dhe deklaratat janë aty. Aty është debatuar pse është vendosur që të demontimi të bëhet në Gërdec nga Berisha dhe Mediu edhe pse Shefi I Shtabit Luan Hoxha ishte kundër.

Aty ka debate reale mes tyre, të protokolluara dhe jo llogje pleqsh çfarë mbajnë mend para 15 vitesh.
Vet Altin Dumani ka qenë një nga prokurorët e çështjes dhe e njeh dosjen më mirë se kushdo.  Kjo tallja e Shkëlzen Berishës që hyn e del sikur po e bezdisin me një histori, që ai nuk ka lidhje fare, ani pse ka vrarë dhe burrin e tezes për ato pare korrupsioni, duhet të marr fund.

Nëse duhet të shpëtohet Fatmir Mediu, meqë na duhet për seminare, ka procedurë. Le të bëhet I penduar të deklaroj gjithçka dhe çështja mbyllet si për çdo çështje të sigurisë kombëtare.
Por edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjet, sikur nuk shkon më.

Është fyerje për 26 jetë të ikura dhe ata që janë gjallë me plagë në zemër, të shikojnë këtë teatër kokoroçësh, njëri që ka vrarë se kishte babin kryeministër, e si hynte gjemb në këmb, e tjetri që është përdorur si kamikazë për të vjedhur djali I babit dhe që tani do të dal edhe “djali I besës” mos të tradhtoj familjen mafioze , edhe I pastër meqë duhet tue vazhdoj të shkoj në Mëngjesin e Lutjeve. Ku vetëm për të vrarët e Gërdecit nuk është lutur kurrë!

Next Post
Debatet/ Rama, ironi nga selia e OKB me propagandën e Putin për luftën: Ky nuk është ‘operacion special’ i presidences shqiptare

Përplasja e Ramës me delegacionin rus, eksperti i sigurisë: Kurajoz, mbrojti dinjitetin e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In