• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Parada” e shifrave/ As SHBA, as Rusia dhe as Kina, ky është shteti me numrin më të lartë të personelit ushtarak në botë

by Java News
28/03/2022 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria është një nga asetet më të rëndësishme të një vendi dhe ka për detyrë të zbatojë politkat e brendshme e të jashtme, si dhe të mbrojë qytetarët e vet. Disa vende, shërbimin ushtarak e kanë të detyrueshëm dhe çdo qytetar duhet të shërbejë përgjatë një kohe të caktuar.

Faktorët që duhen marrë parasysh kur vlerësohet fuqia ushtarake e një vendi

1. Aftësia dhe zotërimi i pajisjeve ushtarake (automjete, armatime, pajisje komunikimi, etj.);

2. Cilësia e trajnimit që merr çdo ushtar;

3. Aftësia e komandantëve për të hartuar vazhdimisht strategji taktike efektive;

4. Një nga faktorët më themelorë të fuqisë ushtarake të një vendi, është numri i ushtarëve

Lista e vendeve që mburren me numrin më të lartë të anëtarëve në total (ushtarë aktivë, rezervë dhe paraushtarakë), kryesohet nga Vietnami. Anëtarët e shërbimit të ushtrisë zakonisht ndahen në tri kategori: ushtarë në detyrë aktive, rezervistë dhe anëtarë paraushtarakë.

Ushtarët në detyrë aktive – Ushtarët që punojnë për ushtrinë me kohë të plotë, shpesh jetojnë në bazë dhe mund të dislokohen në çdo kohë.

Rezervistët – Ushtarët që zakonisht shërbejnë me kohë të pjesshme dhe bashkohen me rezervat – si Rezerva e Ushtrisë ose Garda Kombëtare – për të fituar para shtesë, për të marrë bonuse shkollimi në kolegj/universitet ose për përfitime të tjera pa i kushtuar kohë të plotë ushtrisë.

Anëtarët paraushtarakë – Njerëz të shërbimit që i përkasin organizatave të tilla si Canadian Rangers ose Gendarmerie National Frances, të cilat janë të ngjashme me ushtrinë, por jo formalisht pjesë e forcave të armatosura.

10 vendet kryesore me numrin më të lartë total të personelit ushtarak

1. Vietnami: 10 522 000

2. Koreja e Veriut: 7 769 000

3. Koreja e Jugut: 6 712 500

4. India: 5 137 500

5. Kina: 4 015 000

6. Rusia: 3 568 000

7. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 2 133 050

8. Brazili: 2 101 500

9. Tajvani: 1 831 800

10. Pakistani: 1 495 000

Koreja e Veriut dominon këtë listë për sa i përket pjesëtarëve ushtarakë për frymë, me 306.1 anëtarë gjithsej dhe 50.4 anëtarë aktivë për frymë. Për krahasim, vendet e tjera më të afërta në këto kategori janë Koreja e Jugut me 130.5 gjithsej për frymë dhe Eritrea me 33.8 anëtarë aktivë gjithsej për frymë. Sidoqoftë, këto shifra, sipas World Population Review, mund të mos jenë shumë reale, pasi shumica dërrmuese e ushtarëve në Vietnam, Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut janë rezervë ose paraushtarakë dhe jo në detyrë aktive. Për sa i përket numrit të përgjithshëm të anëtarëve aktivë ushtarakë, janë tetë kombe me ushtri aktive që tejkalojnë 500 000 ushtarë.

10 vendet kryesore me numrin më të lartë të personelit ushtarak në detyrë:

1. Kinë: 2 185 000

2. Indi: 1 455 550

3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 1 388 100

4. Koreja e Veriut: 1 280 000

5. Rusia: 1 014 000

6. Pakistan: 654 000

7. Iran: 610 000

8. Koreja e Jugut: 599 000

9. Vietnam: 482 000

10. Egjipt: 438 500

Tri vendet më të populluara në botë kanë gjithashtu tre ushtritë më të mëdha me personel ushtarak në detyrë. Forca e Kinës është më e madhja, e ndjekur nga India dhe Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kanë numrin e tretë më të lartë të popullsisë në total, numrin e tretë më të lartë të anëtarëve aktivë ushtarakë, numrin e katërt më të lartë të anëtarëve ushtarakë në përgjithësi, si dhe kanë shpenzimet më të larta ushtarake nga çdo vend në botë. Por po të shtohen anëtarët rezervë, ushtria e Vietnamit bëhet më e madhja, me afërsisht 5 milionë njerëz në rezervat e saj. Republika e Koresë ka gjithashtu 3.1 milionë anëtarë së bashku me rezervat e saj ushtarake.

Trupat amerikane marshojnë drejt Pentagonit gjatë një Parade Kombëtare, 8 qershor 1991 në Uashington

Duke parë numrin e anëtarëve paraushtarak të secilit komb, renditja ndryshon përsëri. Kombi me numrin më të madh paraushtarak është Koreja e Veriut, e cila ka mbi 5 889 000 anëtarë. Shtetet e Bashkuara nuk i numërojnë organizatat paraushtarake si pjesë të ushtrisë së saj në dispozicion (edhe pse disa, si Patrulla Ajrore Civile, konsiderohen ndihmëse), kështu që paraushtarakët e saj zyrtarisht kanë zero anëtarë.

10 vendet me numrin më të lartë të personelit paraushtarak:

1. Koreja e Veriut: 5 889 000

2. Vietnam: 5 000 000

3. Koreja e Jugut: 3 013 500

4. Indi: 2 526 950

5. Kuba: 1 146 500

6. Kinë: 660 000

7. Rusia: 554 000

8. Egjipt: 397 000

9. Brazil: 395 000

10. Pakistan: 291 000

Në anën tjetër të medaljes, disa kombe nuk kanë anëtarë aktivë ushtarakë, ose ushtria e tyre është minimale. Gjashtë kombe nuk kanë anëtarë aktivë të ushtrisë: Kosta Rika, Islanda, Libia, Marutius, Palestina dhe Panamaja.

Next Post
Sanksionet ndaj Rusisë/ Komisioni Europian, kritika disa vendeve anëtare: Mos i jepni rusëve “pasaporta të arta”

Sanksionet ndaj Rusisë/ Komisioni Europian, kritika disa vendeve anëtare: Mos i jepni rusëve “pasaporta të arta”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In