• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parada e mërzitshme vjetore e raportimit në Parlament

by Ylli Manjani
16/07/2026 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

SPAK raportoi edhe këtë vit para Parlamentit. Njësoj si vitin e kaluar. Në fakt, njësoj si çdo vit tjetër. Asgjë e re. Të njëjtat fjalë. Të njëjtat reagime. Të njëjtat pyetje dhe të njëjtat përgjigje. Madje edhe në të njëjtat vende e në të njëjtat karrige.

Një ritual i lodhur, i parashikueshëm dhe i mërzitshëm deri në palcë.

I mërzitshëm jo vetëm vizualisht, por edhe në përmbajtje. Mendim ka pak, analizë edhe më pak. Ka vetëm një lumë fjalësh që nuk çojnë askund.

Pyetjes për një çështje konkrete i jepet përgjigjja standarde: “Po hetojmë. Nuk mund të japim të dhëna hetimore.”

Në teori tingëllon si respektim i ligjit. Në praktikë tingëllon si tallje me Parlamentin.

Sepse të njëjtat “të dhëna hetimore”, që nuk mund të thuhen në sallën ku ushtrohet sovraniteti popullor, gjenden me një lehtësi të habitshme në WhatsApp-et e gazetarëve të kronikës, në portale dhe në studio televizive. Deputetëve u thuhet “sekret”, ndërsa publikut i serviren rrjedhje të përditshme.

Ky është, ndoshta, vlerësimi më i sinqertë që raportuesit-prokurorë u bëjnë ligjvënësve: as sa një grup WhatsApp-i gazetarësh nuk vlejnë deputetët.

Në republikën e prokurorëve, duket se gazetarët informohen më shumë se Parlamenti.

Edhe më shqetësuese është heshtja e vetë Parlamentit. Deputetët rrinë si spektatorë. Asnjë reagim për këtë anashkalim të rolit të tyre kushtetues. Asnjë kërkesë serioze llogarie. Asnjë debat mbi faktin që informacioni qarkullon kudo, përveç institucionit që përfaqëson qytetarët.

Asnjë diskutim për fenomenin e gjyqeve popullore që ushqehen nga rrjedhjet selektive të dosjeve. Asnjë reflektim për përhapjen masive të materialeve hetimore jashtë çdo procedure.

Po aq e zymtë është heshtja edhe për problemet reale të sistemit të drejtësisë.

Asnjë analizë për hetimet që zgjasin pafund. Asnjë debat për procedimet penale që nisin e mbyllen pa standarde të qarta. Asnjë shqetësim për kriminalizimin kuturu të veprimtarisë tregtare. Asnjë fjalë për politikën penale pa busull. Asnjë reflektim për kufizimet disproporcionale të lirive dhe të drejtave themelore. Asnjë diskutim serioz mbi rastet kur pushteti hetimor duket se shtrin ndikimin përtej kufijve të vet kushtetues.

Hiç.

Tema kryesore mbeten personeli, godinat, buxhetet dhe pagat. Sikur Parlamenti të ishte zyra e logjistikës së SPAK-ut dhe jo institucioni ku ushtrohet kontrolli demokratik mbi pushtetin.

Nga këto raportime nuk del asnjë diagnozë e sistemit. Nuk kupton çfarë po funksionon, çfarë nuk po funksionon dhe çfarë duhet ndryshuar.

Përkundrazi, nëse i lexon me kujdes raportet dhe dëgjon diskutimet, të krijohet përshtypja se mesazhi është i thjeshtë: “Zot, na lër kështu si jemi.”

Punë e mirë. Rrogë e mirë. Statistika të bukura. Populli na do. Çdo gjë shkon për mrekulli.

Nëse është vërtet kështu, atëherë lind pyetja e natyrshme: pse lodhen të raportojnë?

Ata bëjnë sikur raportojnë. Deputetët bëjnë sikur kontrollojnë. Publiku bën sikur informohet.

Një teatër institucional që përsëritet çdo verë me të njëjtin skenar, të njëjtët aktorë dhe të njëjtin fund.

Të paktën të na e kursenin shfaqjen.

Ose, fundja, le të vazhdojnë ta luajnë. Televizorët sot kanë telekomandë. Mjafton një klikim dhe ndryshon kanalin.

Thonë se edhe disa prokurorë funksionojnë me telekomandë.

Por kjo është temë tjetër.

Next Post
“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

KUVENDI LIVE! PD bojkoton sërish. Balla i ashpër me Shehajn: Gones ia kam bërë dosjen gati

Comments 1

  1. ppa says:
    2 months ago

    Gjithnje i sakte dhe shterues Manjani!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com