• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para takimit me Rutte/ Lubonja nxin Shqipërinë në mediat holandeze: Shqipëria është shtet mafioz, mos e besoni Ramën

by Java News
04/07/2022 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbërritur në Holandë, ku do të takohet me homologun Mark Rutte.

Por ndërsa Rama po viziton këtë vend, mediat holandeze kanë marrë në intervistë gazetarin dhe shkrimtarin Fatos Lubonja. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për portalin Sargasso, ku thotë se kryeministri holandez nuk duhet t’i besojë Ramës.

Në intervistë ai shprehet se nuk ka kurrfarë progresi në Shqipëri, ndërsa vendi po përkeqësohet me shpejtësi. Shkrimtari shqiptar, i dënuar me 17 vite burg gjatë komunizmit, thotë se Shqipëri është një shtet mafioz dhe Edi Rama e ka lehtësuar diçka të tillë.

Për të ilustruar rënien e Shqipërisë nga standardet evropiane, Lubonja, jep dy shembuj.

I pari është kur kryeministri foli nga Shkodra gjatë fushatës së vitit të kaluar. Duke iu përgjigjur biznesmenëve që ankohen për mungesë punëtorësh, ai i këshilloi që të marrin staf nga Bangladeshi, pasi jo vetëm që punojnë më shumë, por nuk dinë shqip dhe nuk flasin shumë.

“Ky është përdorim i njerëzve për të maksimizuar fitimin. Në një shoqëri të qytetëruar, sipas parimit kantian, një lider politik duhet t’i trajtojë njerëzit dhe mirëqenien e tyre si qëllim,” thotë Lubonja, duke shtuar se Rama është një promotor vulgar i formës më të hapur të shfrytëzimit kapitalist.

Sipas Lubonjës, Partia Socialiste që drejton Rama nuk është aspak e denjë për emrin që mban. Këtë e ilustron edhe fakti se në një rast kur Rama ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, u tha se duhet të vijnë sepse nuk do të shqetësohen nga sindikatat sepse ato nuk ekzistojnë në Shqipëri.

Shembulli i dytë, sipas Lubonjës, ka të  bëjë me tregtinë e drogës. Në intervistë ai citon një raport për numrin e personave të arrestuar në Europë për trafik kokaine. 266 shqiptarë janë arrestuar mes viteve 2018 dhe 2020. Shqipëria kryeson listën, duke qëndruar më lart se Brazili dhe Kolumbia.

“Si është e mundur që një vend kaq i vogël të prodhojë kaq shumë krim? Sepse Shqipëria është bërë një shtet mafioz. Kjo konfirmohet edhe nga një prokuror italian që ka ndjekur Ndraghetën, që thotë se Shqipëria është bërë si Kalabria e viteve ‘60”.

Sipas Lubonjës, pyetja më e rëndësishme në negociatat e anëtarësimit është: Kush do të përfitojë nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE? Sipas tij, përfitimet më të mëdha do u shkojnë njerëzve të gabuar, mafias së plotfuqishme dhe politikanëve të korruptuar që blejnë vota.

Lubonja thotë se Edi Rama është një lider autokratik.

“Ai ka eliminuar të gjitha grupet konkurruese. Një demokraci jeton me shanset e ndryshimit të pushtetit. Politikanët autoritarë si Rama e çaktivizojnë atë mekanizëm dhe e prezantojnë veten drejtpërdrejt para publikut si lideri i vetëm i popullit. Madje prej disa vitesh ai ka edhe televizionin e tij për të tërhequr popullatën. Shembulli është Berluskoni. Shumë propagandë, shumë spektakël”.

Lubonja e sheh shumë të dhimbshëm edhe qëndrimin jokritik që mbajnë shumica e gazetarëve në Shqipëri. Ka informacione të mjaftueshme për gjendjen në vend. Por Rama di ta paketojë mirë audiencën e tij.

Dhe ai merr shumë mbështetje nga jashtë, një nga këshilltarët kryesorë të tij është ish-kryeministri britanik, Tony Blair./m.j

Next Post
“Bekim të drejtoj sërish PS e Tiranës”, Veliaj: Ndryshimi që kemi sjellë në çdo lagje është i prekshëm

"Bekim të drejtoj sërish PS e Tiranës", Veliaj: Ndryshimi që kemi sjellë në çdo lagje është i prekshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In