• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para se të vdesë gjigandi

by Frrok Çupi
05/09/2020 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Kam marrë hua një fjalë nga pezhorativi banal i disa udhëheqësve politik që kanë fjalor vetëm disa fjalë; këta i thonë njëri- tjetrit ‘o gjigand’, ‘o flori’. Në fakt këta e kanë degraduar ngarkesën e fjalës ‘gjigand’ për njeriun e madh në fushën e tij. Sepse në fakt kemi disa ‘gjigandë’ në arte, në biznese, në ide, në realizim projektesh…, që nuk e lëshojnë përdhe ngarkesën e fjalës.

Por këta na ikin atje në qiell, pa mundur t’ua themi fjalën e lartë.

I kam marrë leje njërit prej tyre, Dhimitrit, që ta përdor tërë ‘shellfin’ e vdekjes së njeriut të veçantë, njeriut me vepër në këtë jetë, me histori që iu vlen edhe të tjerëve. Vdekja vjen një ditë dhe na  duket ‘e papritur’ kur këta nuk i gjejmë. Ja si na ndodhi vetëm këtë muaj që kaloi, gusht. Kishim Maks Velon, s’e di mirë- ditëlindjen apo një datë tjetër… Kishim Teodor Kekon, më duket se me dy data, lindjen dhe vdekjen. Mu duk sikur u shkulën miqtë e tyre, që nga të afërmit deri te kryeministri i vendit, me fjalë të zgjedhura, me nderime, me përulje. Ka prej tyre që as kanë ndonjë lidhje me ‘gjigandët’, por megjithatë thurin fjalë mikluese qoftë edhe për pak famë për vete. Por s’ka gjë, ata nuk janë më të gjallë dhe të gjallët e neveritur prej atyre mund ta bëjnë lirisht tam- tamen…

Të duket sikur miqtë përpiqen t’i ngjallnin, por e pamundur; koha dhe vdekja nuk kthehen më kurrë. A mund të kishim pasur pak vëmendje në të gjallë të tyre?! Edhe pse gjenitë mund të jenë edhe ca grindavecë, një shoqëri e shëndetshme i mban në duar prej mëndafshi. Aq më tepër shteti dhe qeveria që e kanë për detyrë; sepse vjen dita ‘nesër’ e ata nuk janë më.

Dhimtër Lala, një nga të gjallët që radhitet ndër ata që kur nuk i kemi- i qajmë, ma ka dhënë vetë të drejtën miqësisht që t’i bie një kambane e të thërras ‘o miq, ta dini se sot e kemi ende Dhimitrin!’. Vetë Dhimitri, operatori i parë shqiptar i Kinostudios, 88 vjeç, tani flet me ata që nuk janë më. T’u sjell një pasazh gjigand nga biseda e tij. “Ja ku jemi duke punuar për filmin Shtigje lufte’, është këtu Endri, e shoqja, unë… Dritëronë e kam filmuar pa pandehur, se ai nuk pranonte të filmohej, por gjeta rastin kur po shkruante”. Këta emra pa mbiemra, që tani nuk janë më, janë gjeni të artit tonë kinematografik dhe letrar: Dritëro Agolli, Endri Keko, Xhanfize Keko…, fëmija i tyre ishte Tedori që sapo e lamë në muajin gusht.

E shikoni pra si ikin?…

Të gjithë kolegët me të cilët Dhimitër Lala krijoji kinostudion ‘Shqipëria e re’, tash nuk janë më, vetëm Dhimitri është. Është e nuk është. Kur e takoj këtë burrë të gjatë, i rritur dhe plakur si i rrahur, më duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur rriheshin gjenitë, artistët dhe ‘gjigandët’ para të tjerëve. Dhimitri ka një vulë të kohës në ballë. T’u tregoj një gjë tronditëse? Dhimitër Lala, autori i qindra regjistrimeve filmike në Arkivin e Filmit, operatori i parë dhe krijues i Kinostudios Shqipëria e re, krijues i Televizionit Shqiptar…, e dini çfarë? Artisti kulmor i vendit sot jeton me pensionin e vogël- të vogël, të minatorit.

Artisti gjigand me pensionin e vogël të minatorit!… Nuk ka mbetur nën- mediokër i artit skenik e artistik, fyllaxhi e servil, që nuk ka marrë dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti. Nuk ka ngel president që nuk ka ndjekur të njëjtën dhunë të diktaturës mbi vlerat e kombit. Dhimitri, pasi kreu të gjithë aktin e madh të artit kinematografik, e hodhën në ferr, e shpallën ‘armik i popullit’; edhe kjo nga një president i mëparshëm, në vitin 1976. “Në burgun e Spaçit, gjashtë vjet nuk më erdhi njeri nga familja”, thotë Dhimitri. Po ç’familje!? Regjimi komunist i kishte marrë veprën, e pastaj dikush prej zyrtarëve i grabiti familjen dhe gruan e bukur dhe e nisën për në ferr. A nuk dëgjoni sot se si presidentët i marrin tjetrit paratë, dëshmitë dhe një ditë e zhdukin? Dhimitri ka jetuar mes shpirtrave të presidentëve të mëdhenj të botës: Ka filmuar Enver Hoxhën, Mao Ce Dunin, Hrushovin, Çu En Lain… Shpirtrat e tyre, thotë se i gjeti në galeritë e minierës së Spaçit; por veten e tij nuk po e gjen artisti gjeni. Sikur të kemi aq shumë saqë i çojmë gjenitë të mbledhin gurë.

Po ‘gjigandët’ e rremë nuk e dinë ende. Nesër është nesër, ajo nuk ka mbërritur; por kemi sot.

Next Post
“Rikapitulim pas furtunës”/ Analizë e shkurtër e publicistit Veton Surroi për situatën në Kosovë

Një ngjarje që u harrua, ndodhi dje në Washington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In