• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Para në këmbim të seksit”, çfarë ndodh me vajzat e njohura të Instagramit. Dëshmitë e forta në BBC

by Java News
20/01/2020 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajzat me ndikim të lartë në mediat sociale, apo siç njihen ndryshe me termin “Influencer”, marrin pothuajse çdo ditë oferta monetare në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Në emisionin e mëngjesit ‘Victoria Derbyshire’ në BBC, u trajtua pikërisht kjo çështje, me dëshmi konkrete nga disa prej vajzeve që kanë ndikim në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Njëra prej tyre tha se mediat sociale janë shndërruar në një lloj “katalogu” për burrat.

“Është prostitucion i nivelit të lartë. Është e frikshme të mendosh që mua mund të më kenë dërguar mesazhe. Ndoshta u kanë dërguar qindra mesazhe vajzave të bukura të Instagramit”, thotë Tyne-Lexy Clarson.

Ajo tregon se kur ishte vetëm 19 vjeç, i erdhi për herë të parë një ofertë e tillë. Do ta paguhej 20 mijë Paund për të dalë për darkë dhe pije me një zotëri.

Pas disa kohësh, një agjenci i dërgoi email duke i dërguar 50 mijë Paund për të kaluar 5 netë në Dubai. Kushtet ishin specifike dhe çdo gjë duhej të mbetej konfidenciale. Tyne-Lexy thotë se e refuzoi ofertën.

Rosie Williams është një tjetër vajzë me influencë në rrjetet sociale. Ajo ka treguar mesazhet që i kishte dërguar një burrë që pretendonte se ishte në Dubai, shkruan “klan”.

Një tjetër vajzë i tregoi programit të BBC se i ishte bërë ofertë 10 mijë Paund si pjesë e një pakete pushimesh, ku kërkohej që të kryente edhe marrëdhënie seksuale me ofertuesin. Ajo tregoi se një burrë rreth 10 vjet më i madh se ajo, i kishte shkruar në Instagram. Për të krijuar komunikim me të, zotëria i dërgonte vazhdimisht dhurata, të tilla si çanta dore. Vajza, që ka ruajtur anonimatin, thotë se për 18 muaj vetëm fliste me zotërinë dhe më pas pranoi që ta takonte.

“Ai ishte i këndshëm. Në mbrëmje, kur filluam të pinim, ai po më pyeste për të ardhurat e mia. Unë i shpjegova që kisha 5 mijë Paund borxh. Ai më tha ‘bë seks me mua dhe do të të jap dyfish”.

Vajza tregon se shkoi me ofertuesin në dhomën e hotelit. “Ndjeva një lloj degradimi, isha e mërzitur me veten”, shpjegon ajo, por këmbëngul se kjo nuk është një formë prostitucioni.

“Është një marrëdhënie që përparon me kalimin e kohës. Unë mendoj se prostitucion është kur pranon një tarifë nga një person i huaj”, është shprehur ajo.

Duke komentuar për këtë fenomen, një zëdhënës i Facebook, kompania që ka në pronësi Instagramin, thotë se “kërkesat seksuale nuk tolerohen në Instagram. Ata që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat tona, do t’u ndalohet aksesi në këtë rrjet”. /e.s/

Next Post
I arrestuar më parë për plagosje dhe vjedhje, kush është i riu që u vra me armë zjarri në Kavajë

Astir/ Njoftimi i policisë: Vritet me armë zjarri një 28-vjeçar, pika kontrolli në të gjitha akset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In