• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para ndeshjeve kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, Gjimshiti dhe Çepele tregojnë klimën pozitive dhe optimiste

by Ardit Rada
13/11/2020 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ramën  Çepele  kanë dalë sot në një konferencë për mediat, përpara ndeshjeve zyrtare kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Debutuesi Çepele, i cili luajti ndeshjen e tij të parë kuqezi ndaj Kosovës teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve tha se ishte i emocionuar dhe krenar pas ndeshjes së parë me Kombëtaren dhe se ishte pozitiv për dy ndeshjet e radhës. Edhe pse ende i vogël, Çepele u shpreh se për të qenë titullar duhet të presë momentin dhe gjithashtu foli edhe për karrierën e tij jashtë vendit, për kalimin nga Inter tek ekipi i Hannoverit.

Ndërsa mbrojtësi me eksperiencë në Kombëtare dhe në Europë, Berat Gjimshiti theksoi se grupi ka besim për dy ndeshjet e radhës dhe se sulmuesit janë në gjendje të mirë, ndërsa nuk harroi të vlerësojë kompeticionin e Ligës së Kombeve. Për ndeshjen e radhës kundër Kazakistanit, ai shprehet se ekipi nuk duhet nënvlerësuar.

Në fillim ishte Çepele që iu përgjigj pyetjeve të medias në konferencë.

Emocionet e debutimit – Është një emocion i paparë, është një gjë fantastike, është krenari debutimi me Kombëtaren shqiptare.

Pritja nga ekipi – Është shumë bukur të jesh këtu, të gjithë lojtarët e tjerë më kanë ndihmuar shumë, më kanë qëndruar afër gjithë kohës dhe nuk kam ndjerë shumë vështirësi.

Lojtari më i afërt – Pothuajse të gjithë lojtarët nga skuadra më kanë qëndruar pranë në këtë fillim, kam edhe njërin këtu afër që më ka ndihmuar shumë (Berat Gjimshiti) dhe e falënderoj.

Shqipëria në Europian? – Gjithçka mund të ndodhë, unë shpresoj shumë që të shkojmë në Europian dhe në Botëror. Do të ishte diçka fantastike për të gjithë shqiptarët.

Objektivi kryesor – Them që duhet të pres momentin tim. Tani jam akoma i vogël, kam shumë për të bërë, por do jetë sigurisht një gjë shumë e bukur nëse do të arrija të fitoja një vend titullari në të ardhmen.

Kalimi nga Inter te Hannover – Te Hannover kam më shumë shans për të shkuar tek ekipi i parë. Në Itali është shumë e vështirë, nuk i vlerësojnë shumë lojtarët e vegjël. Te Hannover them që kam më shumë shanse ndaj edhe vendosa të shkoj atje.

Dy sfidat e radhës – Them që fitorja në miqësoren me Kosovën na ndihmon shumë për të qenë pozitivë dhe optimistë për sfidat e radhës. Unë jam shumë pozitiv për këto dy ndeshje dhe shpresoj të bëjmë mirë.

Më tej, e mori fjalën Berat Gjimshiti, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve – Besimi është i madh. Të gjithë lojtarët e ekipit, e dimë që kemi cilësi në shumë lojtarë, si ata me shumë eksperiencë, si ata që kanë ardhur të rinj, si Çepele, që janë lojtarë pak më të rinj me moshë. Besoj që mund të marrim maksimumin nëse bëjmë dy ndeshje të mira dhe ashtu siç i organizojmë për të fituar ndeshjet.

Eksperienca me Atalantën – Besoj që më ka ndihmuar. Ajo edhe shihet në fushë, por ajo gjëja më e rëndësishme është të luash sa më shumë, sepse ato minuta që luan në fushë të japin eksperiencën, edhe nëse bën gabime ose diçka që nuk e ke ndërmend. Kështu që edhe trajneri, ka rëndësi që të japë besim në lojtarin që je dhe ajo të rrit sa më shumë. Dhe besoj ajo më ka ndihmuar shumë në këto dy vite, që kam luajtur. Për shembull, ndeshjet në Champions League të rrisin nivelin më shumë.

Vlerësimi për turneun – Ne që e vlerësojmë, e vlerësojmë më shumë sesa një miqësore, sepse përpara kanë qenë vetëm miqësore, ndërsa tani janë bërë edhe një lloj rasti për t’u kualifikuar ose në Europian siç ka qenë vitin e kaluar ose tani për në Botëror. Janë raste që mund t’i marrësh ose seriozisht siç e marrim ne, ose ekipe të tjera që i marrin si miqësore. Ne i marrim si ndeshje shumë të rëndësishme për ne.

Gjendja e sulmuesve – Thuhet se sulmuesit fitojnë ndeshjen, ndërsa mbrojtja fiton kupën ose kampionatin. Kanë rëndësi shumë sulmuesit që kanë vetëbesim dhe që zhbllokohen në lojë, sidomos në këto ndeshje që kemi, sepse golat janë ato që bëjnë ekipin të fitojë. Edhe në ndeshjen me Kosovën, ishte miqësore, në rregull, por pashë shumë mirë në fazën ofensive, siç bëri Uzuni ose Balaj. Golat janë shumë të rëndësishëm për sulmuesin, sepse aty vlerësohet. Edhe në stërvitje i shoh shumë mirë dhe besoj që do bëjmë gola në këto ndeshje.

Mësimet nga sfida e Kazakistanit – Gabimi që nuk duhet të bëjmë është të mos nënvlerësojmë skuadrën e Kazakistanit, sepse kanë cilësi, luajnë në kundërsulm shpejt dhe mirë dhe kur fitojnë topin shikojnë të kundërsulmojnë shpejt dhe aty duhet të kemi kujdes. Por besoj që me eksperiencën dhe cilësinë që kemi ne në skuadër, mund t’i mundim.

Next Post
Rama dhe naftëtarët arrijnë marrëveshjen: Pagë 400 mijë lekë dhe sigurime për 1 vit

Rama dhe naftëtarët arrijnë marrëveshjen: Pagë 400 mijë lekë dhe sigurime për 1 vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In