• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para 3 muajsh mbronte publikisht Pjetrin e Doshin, sot fajin e kërkon tek partia! Dy qëndrimet e Bushatit

by Java News
29/08/2019 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditmir Bushati shkaktoi debate me qëndrimin e tij në kryesinë e Partisë Socialiste, kur kërkoi që përgjegjësinë për faktin që Valdrin Pjetri kishte fshehur një dënim në Itali dhe kishte gënjyer forcën politike që po e kandidonte, të mos e mbante vetëm ai, por edhe vetë partia.

Socialistët e kanë sqaruar rastin e Valdrin Pjetrit, duke theksuar disa herë se nuk kanë qenë në dijeni për të shkuarën e tij, ndaj e kandiduan dhe e mbështetën për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Të njëjtën mbështetje Valdrin Pjetri e pati publikisht gjatë fushatës elektorale të Qeshorit edhe nga Ditmir Bushati, i cili para qytetarëve shkodranë fliste me superlativa për të.

Ditmir Bushati-Shkodër, 20 Qershor 2019: “Është kjo arsyeja përse ne prezantojmë një djalë të Shkodrës, një djalë të shkolluar të Shkodrës, një djalë i cili edhe kur ka qenë me studime në Itali, edhe kur ka ushtruar detyra të rëndësishme në administrimin publik nuk e ka humbur asnjëherë lidhjen me Shkodrën. Ai është Valdrin Pjetri. Ne jemi të bindur që me Valdrin Pjetrin, shërbëtorin numër 1 të këtij qyteti, ne do të kemi mundësinë të hapim një kapitull të ri për Shkodrën që duam, për Shkodrën e Shekullit 21… Ndaj sot dua t’u kërkoj që me brohoritje të mbështesim Valdrinin”.

Me zbulimin e mashtrimit të Valdrin Pjetrit, Ditmir Bushati u distancua prej tij, ashtu si Partia Socialiste. Por ndryshe nga Selia Rozë, që e quan përgjegjësi individuale mashtrimin, Bushati kërkon që fajin ta mbajë edhe partia.

Ditmir Bushati-Tiranë, 28 Gusht 2019: “Natyrisht kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje, me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë dhe për komunitete të caktuara dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike”.

Faljen, tha Taulant Balla, kur u pyet nga gazetarët për kritikat e Bushatit, socialistët ua kanë kërkuar shkodranëve menjëherë dhe i rikujton ish-ministrit se Partia Socialiste po propozon masa më të ashpra për ata që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.

“E para, më lejoni të them se qoftë unë si Sekretar i Përgjithshëm, qoftë kryetari i partisë, që ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së z. Valdrin Pjetri me pritshmëritë e popullit të nderuar të Shkodrës, ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës ndjesë menjëherë. Megjithatë ju kujtoj këtu se përgjegjësia është vetëm personale”, tha Balla.

Rasti Pjetri nuk është i vetmi për të cilin ish-Ministri i Jashtëm dhe ish-drejtuesi politik i Shkodrës ka dy qëndrime. Në kryesi ai e sulmoi Partinë Socialiste në lidhje me aleatët që e mbështeten Valdrin Pjetrin. Edhe pse nuk e përmendi me emër, referenca ishte e qartë për deputetin Tom Doshi, i cili drejton Partinë Socialdemokrate. Por kur kërkonte votën për Mark Babanin para qytetarëve të Vaut të Dejës, Ditmir Bushati e vlerësonte partinë e Doshit si vizionare.

Ditmir Bushati-Vau i Dejës, 20 Qershor 2019: “Unë jam i bindur që për Markun do të jetë disa herë më e lehtë. Do të jetë disa herë më e lehtë, sepse Marku do të ketë mbështetjen e pakushtëzuar të Kryeministrit Rama për të bërë realitet projektet dhe vizionet që ka Marku, Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, koalicioni ynë i gjerë, në mënyrë që edhe këtu në Vaun e Dejës të hapet një kapitull i ri”.

Ditmir Bushati-Tiranë, 28 Gusht 2019: “Unë besoj fuqimisht që PS është partia e intelektit e progresit, e komuniteteve dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”.

Përballë këtyre qëndrimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke dashur të minimizojë përplasjet në kryesi, foli për një normalitet këndvështrimesh të ndryshme brenda partisë, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për qëndrime të ndryshme në pak ditë të të njëjtit person me qëllimin për të fajësuar partinë ku militon. Qëndrime këto që tregojnë se Ditmir Bushati nuk ka qenë gjithnjë kundër Valdrinit apo Tomës, por që u është kundërvënë atyre vetëm pas shkarkimit të tij si drejtues politik i qarkut të Shkodrës. (Tema) /l.m

Next Post
Në vjeshtë paralajmërojnë protesta, por tani Kryemadhi ia merr valles me të rinjtë e LSI-së në kampingun e Jalës (video

Në vjeshtë paralajmërojnë protesta, por tani Kryemadhi ia merr valles me të rinjtë e LSI-së në kampingun e Jalës (video

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me 110 kg marijuanë të fshehura në bagazhin e makinës pranë kufirit greko-shqiptar, arrestohet 43-vjeçari turk

U kap me 110 kg marijuanë të fshehura në bagazhin e makinës pranë kufirit greko-shqiptar, arrestohet 43-vjeçari turk

June 7, 2026
Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

Velipoja, sezon me fluks pushuesish/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

June 7, 2026
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025 në Kosovë

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025 në Kosovë

June 7, 2026
Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

June 7, 2026
Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

June 7, 2026
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

June 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 7, 2026
Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

June 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 8 qershor 2026

June 7, 2026
Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In