• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paqja Greqi-Turqi/ Çavuşoğlu: Të ndalin provokimet, shoku im Dendias flet shumë gjëra pas shpinës tonë

by Java News
21/06/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i ka bërë thirrje Greqisë të ndalë provokimet edhe pse duket se dy vendet e kanë gjetur një paqe të përkohshme.

Kryediplomati thotë se Greqia sërish thyen disa dakordësi të arritura me marrëveshje, por ai siguron se pala turke është e vendosur për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.

Ndërkohë ai nuk kursen as rezervat për ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias për të cilin thotë se e ka shok dhe kur dalin në konferencë për shtyp gjithçka në rregull, por pas shpinës flet shumë gjëra.

Ai nuk tregon se çfarë flet ekzaktësisht Dendias, por gjithsesi Çavuşoğlu kërkon që dialogu të kthehet në hapa konkretë.

“Greqia tani po deklaron NAVTEX. Ne patëm një marrëveshje për të mos mbajtur NAVTEX dhe stërvitje edhe në ditët kombëtare. Greqia e theu gjithashtu këtë. Ata duhet të heqin dorë nga këto provokime.

Këto bisedime tregojnë vendosmërinë tonë për të zgjidhur problemet tona përmes dialogut. Kjo vendosmëri dhe sinqeritet do të vazhdojë. Greqia duhet të heqë dorë nga provokimet.

Ne shkojmë në konferenca për shtyp dhe gjithçka është në rregull, por pastaj shoku im Dendias thotë shumë gjëra pas shpinës sonë. Nuk ka nevojë për këtë. Ne e injorojmë atë.

Ne duhet të heqim dorë nga hapat provokues dhe provokimet. Unë e di që ata po përpiqen të kënaqin njerëzit e tyre sepse ka shumë presion mbi ta. Ne duam që dialogun që kemi filluar ta kthejmë në hapa konkretë. Ne jemi të sinqertë dhe të vendosur ”.- tha Çavuşoğlu./m.j

Next Post

Tre ditë pa drita! OSHEE jep njoftimin për qytetarët në këto zona të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

July 9, 2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

July 9, 2026
Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

July 9, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare, Rama nxjerr videon: Një tjetër dëshmi për potencialin e saj

July 9, 2026
“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

July 9, 2026
Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

July 9, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Kurti fton opozitën në takim, nis përpjekjet për marrëveshje pas certifikimit të rezultatit zgjedhor

July 9, 2026
E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

July 9, 2026
Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

July 9, 2026
Komente të rreme për hotele e restorante, Hita: Po hetojmë një rrjet të organizuar me mijëra llogari

Komente të rreme për hotele e restorante, Hita: Po hetojmë një rrjet të organizuar me mijëra llogari

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In