• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

by A R
23/12/2025 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan sot më 23 dhjetor një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026.

Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

“Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon të rrisë formalizimin dhe ta ulë tatimin. Ne presim një përmirësim të atmosferës së biznesit në vend. Bëhet paqe me bizneset, që nuk kanë probleme ligjore, që nuk janë në procese gjyqësore të hapura, që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Gjobat, sipas periudhës shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes kësteve të lehtësuara”, tha Rama.

Ministri i Financave Petrit Malaj në fjalën e tij deklaroi se sipërmarrja ka qenë dhe mbetet partneri kyç në politikat që ndërmerr qeveria. Ai vlerësoi se Shqipëria duhet të ketë një ekonomi moderne.

“Sipërmarrja ka qenë dhe mbetet partneri kyç në politikat që ndërmarrim. Ne kemi dëgjuar me kujdes kërkesat e juaja si biznese. Ne duam që biznesi të jetë i përgatitur, pasi do të hyjë në tregun e BE-së. Të ardhurat për frymë janë trefishuar. Ne synojmë që të ardhurat për frymë më 2030 të jenë mbi 15 mijë euro. Paketa Fiskale nuk rrit taksat dhe barrën fiskale për bizneset. Paketa përbëhet nga tetë ligje. Ne duam një sistem fiskal të drejtë. Kuadri ynë fiskal duhet të jetë i përafruar me atë të BE-së.Ta çojmë Shqipërinë drejt një ekonomie moderne”, tha Malaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se përmes paketës fiskale, qeveria synon që të krijojë kushtet, për konkurrencë të drejtë mes bizneseve.

“Ne besojmë fort tek forca e dialogut. Ne besojmë se ekonomia shkon përpara me anë të bashkëpunimit. Ekonomia shqiptare ka marrë një drejtim dhe ky drejtim është drejt BE-së, është drejt integrimit evropian, që bizneset shqiptare të përfitojnë sa më shumë nga tregu i Bashkimit Europian. Duhet punë e madhe nga qeveria, duke votuar ligje, që na përafrojnë me BE-në. Ne na duhet që biznesi të jetë i lirë të veprojë, na duhet marrëdhënia e besimit me njëri-tjetrin. Ju duhet të operoni në një ambient ekonomik me rregulla të qarta. Numri i bizneseve është rritur në 10 vitet e fundit, edhe punësimi është rritur shumë, ka rënë papunësia dhe bizneset kanë fituar dyfish. Ambienti ekonomik është përmirësuar. Ne do iu ofrojmë instrument bashkëpunimi, që do sjellë administratën tatimore më pranë biznesit. Të krijojmë kushte për konkurrencë të drejtë”, tha ministrja Brahimaj.

Qeveria shqiptare ka përqendruar përpjekjet e saj për përmirësimin e klimës së biznesit dhe formalizimin e ekonomisë gjatë viteve të fundit. Politikat fiskale dhe paketat ligjore të propozuara synojnë harmonizimin e sistemit tatimor me standardet e Bashkimit Europian dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime.

Next Post
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com