• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paqja Fiskale”, Rama: Kapitull i ri besimi me biznesin. Fshirje 100% e detyrimeve tatimore për periudhat mbi 10 vite

by A R
07/11/2025 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Paqjen Fiskale” pjesë e projektbuxhetit 2026, e cila synon të krijojë një kapitull të ri besimi dhe bashkëpunimi mes administratës tatimore dhe biznesit privat.

Rama tha se kjo paketë synon mbylljen e çështjeve të vjetra fiskale për të dhënë krah besimit të ri dhe për të forcuar marrëdhënien mes shtetit dhe biznesit.

“Paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm  do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral, është tani më një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Do të mbyllim çështjet e vjetra për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim”, tha Rama.

Rama theksoi se kjo është një paqe fiskale e shkruar, që do të diskutohet në Kuvend dhe jo thjesht një premtim elektoral, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm drejt besimit dhe bashkëpunimit mes shtetit dhe sektorit privat. Rama shpjegoi edhe se si do të funksionojë kjo paqe fiskale për fshirjen e detyrimeve të prapambetura.

“Procesi do të realizohet në dy forma, së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrimet prapambetura. A. Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme de 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve. B. Fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave. C. Fshirje 25% të detyrimeve për të njëjtën periudhë 5-10 nëse shuma paguhen me këste brenda 1 viti së bashku me fshirje të gjobave dhe interesave. D. Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë, tatimi tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë.

Do t’i jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësira në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare. Për ndryshime mes deklarimit të vjetër dhe të atij të ri të vetëkorigjuar, do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin.

Për një periudhë që mund të shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për çdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe e shkruar që do të diskutohet në Kuvend dhe jo një paqe thjesht e propozuar thjeshte në program elektoral”, tha Rama.

Fshirja e detyrimeve të prapambetura:

  • 100% e detyrimeve tatimore të papaguara për periudhat më të hershme se 10 vite.
  • 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vjeç, nëse shuma paguhet njëherësh, duke përfshirë edhe fshirjen e gjobave dhe interesave.
  • 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhë nëse shuma paguhet me këste brenda një viti, gjithashtu me fshirjen e gjobave dhe interesave.
  • Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vjeç, me kusht që tatimi i plotë të paguhet.

Next Post
Tension në Amerikën Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

Tension në Amerikën Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

December 22, 2025
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia

December 22, 2025
Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

December 22, 2025
Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

December 22, 2025
“Largohu dhe ik”, Flamur Noka përplaset me gazetarin: S’marr pushkën unë djalosh

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës”/ Përplaset me komentuesit Flamur Noka: O bir, të kam vjedhur gjë?

December 22, 2025
Curri: Rama nuk bën gabim! Studenti im 24-vjeç është duke vdekur sot në paraburgimet e SPAK-ut

Curri: Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës se duan të krijojnë qeveri teknike, u erdhi dita

December 22, 2025
“Nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha: Do kemi greva e demonstrata

“Nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha: Do kemi greva e demonstrata

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Molotovët 2.0, kur Doktori hedh më pak se Luli

December 22, 2025
Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

December 22, 2025
Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In