• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Papunësia mbetet 17.3 %, rritet te femrat me 2.5 %

by
10/09/2015 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e INSTAT për forcat e punës, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 gjetjet tregojnë se, për popullsinë e moshës 15­64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,3 %, e mbetur i pandryshuar nga tremujori i parë i këtij viti. Ndërsa, shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15­64 vjeç është 52,7 %, ku rezulton se te meshkujt është 15,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014 për popullsinë 15­64 vjeç: Numri i të punësuarve është rritur me 42.601 persona, numri i personave të papunë është rritur me 4.075, numri i personave në moshë 15­64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 47.473.

Një tjetër element që vihet re është se shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 2,5 pikë përqindje krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, ndërsa për meshkujt ka rënë me 2,3 pikë përqindje.

Krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2015 për popullsinë 15­64 vjeç: Numri i të punësuarve është rritur me 9.363 persona, numri i personave të papunë është rritur me 2.515, numri i personave në moshë 15­64 vjeç jashtë tregut të punës është ulur me 14.803.

Shkalla e papunësisë ka rënë me 0,2 pikë përqindje për meshkujt dhe është rritur me 0,4 pikë përqindje për
femrat.

Punësimi
Në tremujorin e dytë të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15­64 vjeç është
63,7 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 54,6 % ndërsa për meshkujt 73,3 %, për rrjedhojë shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për meshkujt është 18,7 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë 15­29 vjeç është 43,4 %. Shkalla e punësimit të të rinjve është 28,6 %.

Monitor

Next Post

Beyonce i sfidon të gjitha, ka çfarë të tregojë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com