Papunësia rinore cilësohet të jetë një ndër sfidat e Ballkanit Perëndimor në tërësi, sfidë në të cilën Shqipëria, sipas raporteve ndërkombëtare ka patur një përmirësim të ndjeshëm.
Por së fundmi, një lajm i rremë duket se ka qarkulluar, sipas të cilëve Organizata Ndërkombëtare e Punës e cilësonte Shqipërinë, si vendin me përqindjen më të lartë të të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të pa trajnuar, me përqindjen 32.8 % për vitin 2018.
Por shifra për të cilën flasin këto media, 32.8%, i përket vitit 2015. E vërteta është sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës se kjo shifër në vitin 2018, ka zbritur në 26.2 %.
E vërteta është se të dhënat e kësaj harte i përkasin vitit 2015 dhe jo vitit që lamë pas, kur Shqipëria ka përmirësuar pozitën e saj. Por si qëndron e vërteta e publikimit të kësaj harte? Në fakt, harta nuk është një publikim i organizatës ndërkombëtare të punës, por i një studiuesi të ri serb, Milos Popviç, i cili referuar të dhënave të vitit 2015, ka përgatitur dhe publikuar në vitin 2018, në twitter këtë hartë.