• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Papritur na qëlluan…!”/ Me një plumb në kokë, flet shefi i Policisë Hasanaj: Nuk e di pse na bënë atentat

by Java News
12/10/2020 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mentor Hasanaj, shefi i policisë bashkiake i cili mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kanë ndonjë konflikt.

Sipas tij, ngjarja e ndodhur një ditë më parë nuk ka lidhje me detyrën e tij.

“Pas të shtënave pashë që unë dhe babai ishim plagosur. Mendoj që ngjarja nuk ka lidhje me detyrën. Nuk kam pasur asnjë debat kohët e fundit apo edhe më parë. Nuk kam asnjë konflikt, as babai dhe as familja ime. Kam qenë me familjen time në makinë dhe papritur na qëlluan dhe u munduam të shpëtojmë. Nuk kam asnjë ide se përse më qëlluan me armë”, ka dëshmuar Hasanaj, raporton News24.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (11 tetor) në afërsi të bustit të “5 heronjve të Vigut” në rrugën ShkodërKoplik. Shtetasi Xhelal Hasanaj dhe djali i tij Mentor Hasanaj kanë mbetur të plagosur.

Nga plumbat e marrë, 70- vjeçari Xhelal Hasanaj mësohet se është në një gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkohë mësohet se 37- vjeçari Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe.

Në mjet ndodhej edhe bashkëshortja e Mentorit, shtetasja Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar breshërisë së plumbave. Mësohet se të tre këta shtetas ndodheshin në një mjet të Policisë Bashkiake, ndërsa po shkonin drejt Koplikut.

Papritur autorët kanë ardhur me një motor dhe nga një largësi fillimisht prej rreth 25 metër është qëlluar në drejtim të tyre. Më pas teksa janë afruar kanë qëlluar me breshëri ndaj familjes Hasanaj. Menjëherë është bërë transporti i dy të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas u transportuan drejt Tiranës te Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie duke bërë rrethimin e zonës së krimit e më pas duke bërë veprimet e para hetimore.

g.kosovari

Next Post
“Më 25 prill do të ketë 3 mln shqiptarë të ‘shkalluar’”/ Meta sulmon Ramën: Respekto marrëveshjen e 5 Qershorit, përndryshe…

“Më 25 prill do të ketë 3 mln shqiptarë të ‘shkalluar’”/ Meta sulmon Ramën: Respekto marrëveshjen e 5 Qershorit, përndryshe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, kryeministri Rama publikon foto-albumin nga ajo çfarë nuk u pa gjatë bisedimeve!

Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, kryeministri Rama publikon foto-albumin nga ajo çfarë nuk u pa gjatë bisedimeve!

November 19, 2026
Zhvati 232 mijë dollarë, SHBA ekstradon shqiptarin e kërkuar për krime kibernetike!

Zhvati 232 mijë dollarë, SHBA ekstradon shqiptarin e kërkuar për krime kibernetike!

November 19, 2026
Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

November 19, 2026
Operacion kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në 40 lokale me muzikë live e qendra masazhi!

Operacion kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në 40 lokale me muzikë live e qendra masazhi!

November 19, 2026
Protesta para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me Policinë, disa persona të shoqëruar!

Protesta para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me Policinë, disa persona të shoqëruar!

November 19, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Berishës i duhet një kandidat i përbashkët për të fituar opozitën

November 19, 2026

Socialistët “ndezin motorët” e fushatës për zgjedhjet vendore, Rama mbledh në fundjavë Asamblenë e PS të Tiranës! Çfarë pritet të ndodhë

November 19, 2026
Traktati i Anëtarësimit, Brukseli e ka ndarë mendjen, Shqipëria në BE!

Traktati i Anëtarësimit, Brukseli e ka ndarë mendjen, Shqipëria në BE!

November 19, 2026
Plagosja me mjete prerëse e një të burgosuri, drejtoresha e Burgjeve vizitë kontrolluese në qelitë e Durrësit!

Plagosja me mjete prerëse e një të burgosuri, drejtoresha e Burgjeve vizitë kontrolluese në qelitë e Durrësit!

November 19, 2026
Komisionerit të BE për Shëndetësinë i hedhin hi mbi kokë në Bruksel, aktivistët: Hiri i njerëzve që do të vrisni me pesticide! (VIDEO)

Komisionerit të BE për Shëndetësinë i hedhin hi mbi kokë në Bruksel, aktivistët: Hiri i njerëzve që do të vrisni me pesticide! (VIDEO)

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In