• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Papërgjigja e viktimave të komunizmit, përgjegjësi e rëndë

by Java News
05/12/2015 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gentiana Sula

Dy vjet me parë Kryeministri Rama dhe Qeveria Shqiptare vendosi për një trajtim shume planësh, pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë të trashëgimisë së Diktaturës  Komuniste në Shqipëri.

Siç e dini, jemi angazhuar për një rivlerësim të tërësishëm të politikave shtetërore  në trajtimin e kësaj të shkuare.  1) Ndërmorëm një rishikim të plotë të skemes se dëmshpërblimit për gjithe ish të burgosurit politik. 2) Zgjodhëm përballjen me trashëgimninë e egër historike të diktatures në Shqipëri përmes hapjes se Arkivave të Ish Sigurimit të Shtetit.  3) dhe jemi angazhuar për gjetjen dhe identifikimin e të gjithë personave të zhdukur gjatë diktatures, temë për të cilin jemi mbledhur sot.

Tashme është bërë i njohur fakti se gjatë periudhës ‘44-‘91 rreth 6,000 persona u ekzekutuan me apo pa gjyq dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve për varrim. Mes tyre shume vdiqën në burgje apo kampet e punës si rezultati një trajtimi ç’njerëzor. Ata ishin burra dhe gra, të rinj, pleq, të mitur, nga veriu dhe jugu, poetë, artistë e klerikë, nga të gjitha llojet e bindjeve politike apo përkatësive klasore. Mes tyre edhe ato dhjetëra të ekzekutuar pa gjyq fare deri në vitin e bekuar  90, vrare në kufi.

Familjaret e ketyre të humburve janë përpjekur në mënyrë individuale ose në grupe të hedhin dritë mbi fatin e familjareve të tyre. Disa prej tyre ia kanë arritur qëllimit, por shumica e tyre jo.

Shpesh here vendvarrimet i ka mbuluar misteri i regjimit sepse edhe dosjet mbetën ta klasifikuara apo të papërpunuara. Por edhe kur vendvarrimi dihej, identifikimi biologjik I mbetjeve mortore ishte i pamundur për shkak të teknologjisë se pamjaftueshme të institucioneve tona të mjeksisë ligjore.

Jemi fare të dijshem se mosdhenia e një përgjigje ndaj familjeve për fatin e familjareve të tyre është tepër e rende. 1)  rendon me tej  peshën e kësaj dhimbje të tejzgjatur 2) cënon brishtësinë e proceseve të pajtimit dhe paqes sociale 3) si dhe vonon  konsolidimin e lirisë dhe sistemit demokratik në vend.

Për ketë arsye, jemi angazhuar fuqimisht të gjejmë rrugë dhe metoda që t’u garantojmë familjareve të drejtën për të vërtetën mbi fatin e familjareve të tyre. Të gjejmë partnerët ndërkombëtare të specializuar në çështjet e të humburve. Si dhe të synojmë standardet me larta të punës, në garantim të mbrojtjes se dinjitetit dhe privatësisë të prekurve ..

Për këtë dëshiroj të falenderoj Matthew Holiday dhe të gjithë koleget nga Organizata Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur qe kanë ndare me në aspektet me të fundit teknike të përdorura prej tyre në zbardhjen e masakrave të ndodhura në Srebrenice, Tuzla apo në Kosove. Si dhe ta falënderoj atë për partneritetin në hartimin e një plani të plotë veprimi për gjetjen e të zhdukurve në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj Konference është  mobilizimi i të gjitha burimeve për të mundësuar zbatimin e këtij plani qe sjell të rejat me të fundit të shkencës dhe teknologjisë, angazhimin e të gjitha institucioneve publike të përfshira, bashkërendim me familjaret e personave të zhdukur, si dhe përdorimin e praktikave me të mira ndërkombëtare qe ekzistojnë. Të vetëdijshëm  se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, por i domosdoshëm.

Shpreh bindjen.  se përfitues të këtij procesi nuk janë vetëm të zhdukurit dhe familjaret e tyre por edhe gjithë shoqëria, dhe se detyra qe i kemi venë vetës është sa humanë aq dhe e shenjtë.

Next Post

FOTOT/ Modelja e shëndoshë: Me format e mia sfidoj botën e modës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In