Statistikat e Ministrisë së Transporteve tregojnë se 40% e aksidenteve rrugore vijnë si pasojë e mosrespektimit të sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve.
Por, papërgjegjshmëria, apo ndoshta edhe padituria shkon deri aty sa disa shoferë të ecin kundravajtje, që përbën rrezik mjaft të madh.
Një rast i ngjashëm është publikuar nëpërmjet kësaj fotoje që po qarkullon në rrjetet sociale ku siç shihet, furgoni ecën kundravajtje në autostradën Tiranë-Durrës.