• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa qorton Evropën për emigrantët: Mos i trajtoni si kriminelë

by Java News
06/05/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku ka shprehur dëshpërimin e tij të thellë për Europën, që sipas tij po rritet gjithnjë e më shumë mes të qenit “e lodhur” dhe “e ngulitur” në qëndrimet e saj, ndaj dhe u ka bërë thirrje drejtuesve më të lartë qeveritarë në kontinentin e vjetër që të mos i shohin emigrantët si kriminelë.

Komentet, Ati i Shenjtë i ka bërë në prani të udhëheqësve më të lartë të BE-së, përfshi këtu Kancelaren gjermane, Angela Merkel; kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi; si dhe presidentët e Parlamentit Europian, Komisionit dhe Këshillit.

“Çfarë po ndodh me ty, moj Europë e humanizmit, kampione e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë? Çfarë ka ndodhur me ty Europë, shtëpi e poetëve të shquar, filozofëve, artistëve, muzikantëve, burrave e grave të letrave?”, deklaroi Papa Françesku. “Çfarë ndodhi me ty Europë, nënë e popujve dhe kombeve të shumtë, nënë e burrave e grave të mëdha, që kanë sakrifikuar jetët e tyre për dinjitetin e vëllezërve dhe motrave të tyre?”, vijoi më tej Ati i Shenjtë.

Papa Françesku ka folur gjatë një ceremonie në “Sala Regie” të Vatikanit, teksa do t’i dorëzohej pikërisht atij çmimi i përvitshëm “Charlemagne”, dhënë nga qyteti gjerman i Aachenit ndaj atyre që kanë kontribuar më së shumti për idealet e Europës së pasluftës.

Komentet e tij vunë në dukje gjendjen e sëmurë në zemër të Bashkimit Europian, që ka luftuar me një krizë borxhesh të gjatë dhe përçarëse, teksa po lufton tashmë me përthitjen e një fluksi tepër të madh emigrantësh e refugjatësh, shumica e të cilëve i largohen luftës civile në Siri.

Papa Françesku e ka quajtur më pas Europën si “të lodhur, por ende të pasur me energji dhe mundësi”, teksa shtoi se kontinenti i vjetër “po ngulmon së tepërmi në qëndrimet e vjetra, në vend që të tregohet i hapur ndaj nisjes së proceseve të reja sociale, të afta për të angazhuar të gjithë individët apo grupet, në kërkim të një zgjidhjeje të re dhe produktive të problemeve aktuale”.

Argjentinasi, i pari Papë joeuropian në 1300 vite në krye të Kishës Katolike, tha se dëshira për unitetin europian “duket se po venitet” dhe se “ata që konsiderojnë ngritjen e barrierave” janë duke tradhtuar ëndrrën e themeluesve të Europës moderne”.

“Unë vazhdoj të ëndërroj për një Europë që kujdeset për fëmijët, që ofron ndihmë vëllazërore ndaj të varfërve dhe të sapoardhurve që kërkojnë veçse të pranohen, për shkak se kanë humbur gjithçka dhe u nevojitet një strehë. Ëndërroj për një Europë ku, të qenit një emigrant nuk do të përbënte një krim”, tha ai.

Duke iu referuar Papës, presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz tha se kriza e emigrantëve përfaqëson “një sfidë përcaktuese për Europën”. Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksoi se Papa, i cili ka bërë apelime të shumta për trajtimin më të mirë të refugjatëve, u rikthye nga ishulli grek i Lesbosit muajin e kaluar me 12 refugjatë sirianë.

“Ku ai merr 12 refugjatë – në përpjestim me popullsinë e Vatikanit, kjo është një ndihmë shumë herë më e madhe sesa e çdo vendi tjetër anëtar të BE-së – ndaj dhe na mbush zemrat me më shumë kurajo”, deklaroi Juncker.

TCH/d.i.

Next Post

Sa më shumë kalon koha aq më të bukura bëhen! Ja VIP-at që zbukurohen (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In