• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa Leoni i XIV mban meshën e parë! Mbështetës i emigrantëve, i kërkon falje Zotit

by B K
09/05/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në meshën e tij të parë si Papë, të mbajtur nën afresket e Mikelanxhelos në Kapelën Sistine, Leoni i XIV tha se shpreson të drejtojë një kishë katolike e cila të “ndricojë netët e errëta të kësaj bote”.

Zgjedhja e papritur e Robert Francis Prevost si i pari Papë amerikan erdhi pas një konklava që zgjati më pak se 26 orë, një nga më të shkurtrat në historinë moderne të kësaj kishe. Gjatë meshës me kardinalët, Leoni e nisi predikimin e tij në anglisht, përpara se të kalonte në gjuhën italiane.

“Unë do t’i këndoj një këngë të re Zotit, sepse ka bërë mrekulli. Jo vetëm me mua, por me të gjithë ne. Premtoj të jem një administrator besnik i një kishe e cila të të gjykohet nga shenjtëria e anëtarëve të saj dhe jo nga madhështia e ndërtesave të veta”, tha Papa Leoni XIV.

Leoni i XIV foli më tej për shumë mjedise në të cilat besimi i krishterë konsiderohej “absurd, i destinuar për të dobëtit dhe jointeligjentët e kujtoi ata preferojnë ato që i cilësoi letra të tjera me vlerë të kohës sot si teknologjia, paraja, suksesi, fuqia ose kënaqësia”.

“Në këtë kontekst, nuk është e lehtë të predikosh ungjillin dhe të dëshmosh për të vërtetën e tij, kur besimtarët tallen, kundërshtohen, apo përbuzen. Por pikërisht për këtë arsye, detyra jonë si misionarë bëhet edhe më e nevojshme”, shtoi ai, teksa i ftoi besimtarët të reflektojnë mbi mëkatet e tyre dhe të kërkojnë faljen hyjnore.

Kongregacioni, i përbërë nga klerikë, besimtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, iu bashkua me përkushtim lutjeve dhe këngëve liturgjike, duke krijuar një atmosferë të thellë shpirtërore. Leoni i XIV u bë një ditë më parë papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike.

Me këtë meshë të parë, ai jo vetëm nisi zyrtarisht shërbesën e tij papnore, por edhe dha një mesazh të qartë për unitet, përulësi dhe shpresë për të ardhmen e besimit katolik në një botë që është vazhdimisht në ndryshim.

Prevosti ka një histori të dokumentuar kritikash ndaj politikave të emigracionit të SHBA-së, veçanërisht ndaj atyre që lidhen me presidentin amerikan, Donald Trump dhe nënpresidentin, JD Vance. Para se të bëhej Papë, si kardinal ai e dënoi.

Next Post
Impiant modern në Kavajë, zbulohet projekti i stadiumit të ri të Besës

Impiant modern në Kavajë, zbulohet projekti i stadiumit të ri të Besës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore

September 1, 2026
“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

September 1, 2026
Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

September 1, 2026
Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

September 1, 2026
Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

September 1, 2026
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

September 1, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

September 1, 2026
Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

September 1, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com