• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Papa Françesku shtrëngon duart me arbëreshët: Jeni dëshmitarë të vëllazërimit!

by Java News
25/05/2019 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Historia e Arbëreshëve të Eparkisë së Ungros – Kalabri karakterizohet nga udha e guximshme shpirtërore dhe nga besnikëria ndaj traditave, pa marrë parasysh vështirësitë e vuajtjet”. Këtë nënvizoi Papa Françesku duke takuar, në Sallën Pali VI, pjesëmarrësit në shtegtimin e Eparkisë së Ungros, e cila numëron më se 30 mijë katolikë italo-shqiptarë të ritit bizantin, të përhapur në zona të ndryshme të gadishullit italian.

Të kujtohet e kaluara, duke ecur drejt së ardhmes

Papa Françesku kujtoi se kanë kaluar 100 vjet nga themelimi i kësaj Eparkie. Ishte 13 shkurti i vitit 1919 kur Papa Benedikti XV, ndërsa bota ishte e copëtuar nga Lufta I Botërore, themelonte, me Kushtetutën Apostolike Catholici fideles, këtë Seli  të Kishës katolike italo-shqiptare.

Kjo ngjarje e rëndësishme – nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio – na krijon mundësinë ta falënderojmë Zotin për atë që  bëri në bashkësinë tuaj shekujt e fundit, me mirësinë e mëshirën e Tij:

“Prandaj ju ftoj ta jetoni këtë jubile jo aq si pikarritje, por si hov të ri e të gëzueshëm të impenjimit tuaj njerëzor e të udhës suaj të krishterë. Në këtë kuptim, është më e nevojshme se kurrë të thellohet njohja e së kaluarës e të kujtohet me mirënjohje, për të gjetur në të arsyet e shpresës e për të ecur së bashku drejt ardhmërisë që Zoti dëshiron të na e dhurojë”.

Të jetojmë si të krishterë

Françesku e nxiti bashkësinë e katolikëve italo-shqiptarë ta mirëpresë gjithnjë ndër zemra, dashurinë e Zotit, burim e  shkak i gëzimit tonë, të marrin pjesë në Sakramentet, të jenë pranë çdo familjeje, t’i kushtojnë vëmendje më të varfërve e më nevojtarëve, t’i shoqërojnë breznitë e reja në sfidën e madhe edukative, që u përket të gjithëve:

“Janë këto përmasat, në të cilat duhen ruajtur traditat tuaja – u kujtoi – ashtu si edhe përkatësia ndaj Krishtit e Kishës së Tij. Jeni të thirrur të jetoni si të krishterë, duke dëshmuar se dashuria është më e bukur se urrejtja; miqësia, më e bukur se armiqësia e vëllazërimi ndërmjet të gjithëve,  shumë më i bukur se konflikti”.

Papa  u lut, në përfundim, që arbëreshët, kudo janë, të shoqërohen në udhën e tyre të përditshme nga Nëna e Shenjtë e Zotit, Odegitria – në greqisht, “Ajo, që tregon udhën”. Është paraqitja bizantine e Marisë – kujtoi – që me dorën e djathtë tregon Krishtin Fëmijë.

Ajo, shërbëtorja e bindur, që e pranoi fjalën e Zotit  – uroi Françesku – ju bëftë gjithnjë më të  bindur ndaj vullnetit të Atit e mjete bujare të planit të Tij të shëlbimit. E në përfundim, falënderimi për vizitën dhe bekimi papnor:

“Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj edhe një herë për këtë vizitë e ju uroj përzemërsisht njëqindvjetorin tuaj. Duke ju kujtuar të luteni për mua, ju jap, me gjithë zemër bekimin, të cilin e shtrij me kënaqësi mbi familjet tuaja e mbi mbarë Eparkinë e Ungros”. /Vatican News/

Next Post
Ekspozitë me mbi 200 skica dhe vizatime të Da Vinçit në Londër

Ekspozitë me mbi 200 skica dhe vizatime të Da Vinçit në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In