Papa Françesku di të flasë hapur dhe shpesh thotë gjëra që të habisin. Ai ka dhënë një intervistë për një radio argjentinase, ku ka folur me detaje për të shkuarën e tij. “Jam ndjerë i perdorur nga miq falsë, të cilët i kisha parë një ose dy herë në jetën time. Dhe ata më kanë perdorur për të arritur qëllimet e tyre”, tha ai. “Kjo më vret”.
Burime diplomatike sqarojnë se Papa aludon për disa politikanë të vendit të tij, që shfrytëzojnë foto ose kujtime të tjera me të, për t’i perdorur në opinionin publik argjentinas. Sidomos tani që po afrojnë zgjedhjet presidenciale.
“Nuk kam pasur kurrë kaq shumë ‘miq’ sa tani”, ironizoi Papa. “Por miqësia është diçka e shenjtë, e thotë edhe Bibla: kij një ose dy miq”, tha Papa Françesku.









