• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panuçi si “kokë turku”, dhe Bushi si simbol i një “Shprese” të vdekur!

by Java News
31/03/2019 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza/ Çfarë fshihet pas manovrës së Armand Dukës në ndryshimin e kupolës kuqezi duke shtuar kaosin në kombëtare

Kristian Panuçi u bë “kokë turku” nga ana e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të eleminatoreve të kampionatit europian “Euro 2020” të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” ku u mposhtëm me rezultatin e pastër 0-2.

Një shkarkim që dukej qartë që ishte i planifikuar nga ana e kupolës drejtuese të FSHF-së, pasi mjafton vetëm të shohësh rrjedhën e ngjarjes që ndodhi pas takimit me Turqinë, ku presidenti Duka kishte ftuar në stadium një emër të njohur të futbollit Italian Edi Rejën, i cili darkoi gjatë me presidentin Duka pas humbjes dhe tashmë është kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e stolit të kuqezinjve.

Dhe mënyra se si ka vepruar Duka me shkarkimin e Panuçin është një “thikë pas shpine” për trajnerin Italian.

Kristian Panuçi ishte një emër i dështuar që në momëntin kur ai u propozua për të marrë drejtimin e Shqipërisë, pavarsisht pompozitet që i bëri kreu i FSHF-së dhe gazetarët e oborrit të këtoj Institucioni. Por, edhe pse CV-ja e 45-vjeçarit ishte e dobët, kjo nuk e pengoi Dukën ta emëronte si trajner të Shqipërisë duke na premtuar se ecuria dhe rezultatet do të jenë të ngjashme me ato të De Biasit.

Por, tashmë gjithçka është është shkatërruar, loja e bukur nuk ekzistoi kurrë, elementë të talentuar nuk u zbuluan, dhe ngjashmëria me De Biasin nuk ekzsitoi për asnjë moment, ndërsa rezultati përfundimtar është shkatërrimi i ekipit kombëtar. Dhe një përgjegjës kryesorë për shkatërrimin e një Kombëtareje që realizoi një ëndërr për të gjithë shqiptarët që i kualifikoi për në Europian, është dhe Armand Duka i cili ka ekskluzivitetin e plotë të emërimit të trajnerit të Kombëtares.

Duka është shkratrrimtar i ekipit kombëtar, po aq sa është dhe Panuçi, i cili erdhi, pa, iku, nuk e mësoi asgjë nga ky profesion dhe u shkarkua nga një njeri që duhet të merrte valixhet bashkë me italianin.

Trajneri Alban Bushi si fytyra e dështimit të “Shpresave”

Kriza e rezultateve negative, përveç ekipit Kombëtar A, ka prekuar dhe ekipin Shpresa që drejtohet nga trajneri Alban Bushi. Një skuadër e cila edhe pse ka elementë mjaft të talentuar, nuk kanë arritur dot që të shfaqin më të mirën e tyre, kjo për shkak të paaftësisë së njeriut që i drejton.

Kulmi i turpësisë së Shpresave të Bushit ishte takimi përballë një kombëtareje modeste si Andorra, ku kuqezinjtë tanë barazuan me fat në minutën e fundit duke shmangur turpërimin përballë homologëve të tyre që janë shumë herë më të dobët se ata. Por, për këtë trajner FSHF-ja ka vendosur të mbyllë sytë duke i dhënë ende besim, edhe pse duket qartë që “Shpresa” me drejtimin e tij ka vdekur.

Ai mbahet aty si shembull për të gjithë trajnerët e tjerë. Besimi i verbër i Dukës tek ai është shumë herë më me interes se sa ecuria e Kombëtares U-21.

Ai është aty si shembull për të treguar se si bëhen pazare ndeshjes! Është aty edhe si shembull për të treguar se si e ka kthyer listën e lojtarëve, në një listë klienteliste.

Dhe kjo është “Shpresa” e tij që e mban ende në krye të ekipi “Shprese” që gjithënjë e më shumë po vdes dita ditës.

Kandidatët për të marrë drejtimin e Kombëtares

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Panuçi, FSHF-ja ka nisur punën për të gjetur zëvëndësuesin e tij për të udhëhequr skuadrën drejt eleminatoreve të sapo nisura të kampionatit Europian. Burime për Gazetën TemA nga Institucioni i futbollit shqiptar kanë konfirmuar se dy emrat kryesorë që po diskutohen për të marrë drejtimin e kuqezinjve janë Edi Reja, ish trajner i Lazios dhe Napolit, si dhe ai i shqiptarit të njohur Besnik Hasi.

Megjithatë, në tryezën e presidentit Armando Duka po shikohen dhe emra të tjera, ku një ndër ta është ai i Roberto Donadonit. Ish trajneri i njohur Italian do të ishte një luks për stolin e Shqipërisë pasi ka drejtuar mjaft ekipe të mëdha në Serinë A, si dhe ekipin kombëtarë të Italisë në vitet 2006-2008.

55-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar kuqezinjtë ku në një prononcim për “Panorama Sportin” deklaroi:

“Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të federatës shqiptare. Por nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë pa dyshim që do të flasim”, u shpreh Donadoni që gjithsesi mbetet një alternativë që nuk ka shumë shanse të marrë drejtimin e Shqipërisë për vetë faktin se kërkesat financiare të tij janë tepër të larta me ato ç’ka ofron Federata Shqiptare e Futbollit.

Duka ka kërkuar kohën e duhur për të vendosur për emrin e ri, por TemA ka mësuar se emërimi i tij do të bëhet përpara ndeshjes me Islandën.

Kandidatëve potencialë për të drejtuar Shqipërinë përveç, Edi Rejas, Roberto Donadonit dhe Bensik Hasnit, është dhe ai i De Kanios, ndërsa shanset për rikthimin e De Biasit janë shuar nga vetë presidenti Duka.

/Nga Fatjon Baze /TemA Javore

Next Post
Vrau psikiatrin, arrestohet modelja e Playboy

Vrau psikiatrin, arrestohet modelja e Playboy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com