• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panucci u rikonfirmua, por Duka ka filluar të besojë më tepër te trajnerët shqiptarë

by Java News
18/12/2018 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të mbylljes së dy fazave të para të këtij sezoni 2018-2019 të Kategorisë Superiore dhe në mbyllje të vitit kalendarik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel bën bilancet vjetore duke filluar nga Superiorja.“Eshtë një garë edhe më e fortë sesa ajo e edicionit të kaluar dhe e organizuar edhe më mirë. Në të gjitha këndvështrimet është një kampionat më i mirë sesa i mëparshmi”, tha Duka.

Po atëherë, përse stadiumet janë gjithnjë e më bosh?

“Kushtet e stadiumeve. Ndoshta është edhe transmetimi i drejtpërdrejtë i të gjitha kampionateve të tjera, qartazi më të fortë sesa i yni. Kështu, nëse do të luhet një ndeshje Real-Barcelona, njerëzit preferojnë të rrijnë në shtëpi e t’i shohin të dyja, pasi edhe Superiorja transmetohet drejtpërdrejt. Menaxhimi dhe promocioni nga vet klubet dhe mënyra sesi duhet t’i afrojnë ata, të gjitha këto nuk janë bërë mirë”, tha më tej presidenti i FSHF-së.

Sa i përket Skënderbeut dhe akuzave për mungesë interesi hera-herës, në pritje të vendimit të “CAS”-it për dënimin e UEFA-s, presidenti Duka thekson:

“Nuk shoh asnjë cedim në kampionat nga Skënderbeu. Ka pasur angazhim maksimal dhe është shumë i interesuar për të pasur një klasifikim sa më të mirë. Nëse do të lejohet të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës, apo jo, këtë do ta vendosë CAS-i”, tha Duka.

Ndërkohë, skuadra e vendit të fundit, Kastrioti u akuzua në ndeshjen e fundit nga vet trajneri i saj, Nica, për mosbindje të lojtarëve.

“Nuk është asnjëherë një gjë e mirë kur krijohen shkëputje nga fillimi apo nga fundi, duke e bërë më pak të interesuar garën. Ekipet duhet ta vlerësojnë maksimalisht ndeshjen, në fund të fundit kjo është një lojë për të cilën kanë bërë maksimumin për t’u ngjitur në Superiore”, tha presidenti i futbollit shqiptar.

Tirana e sapongjitur në Kategorinë Superiore, pas dy fazave të para vuan një krizë të thellë, që po e çon sërish drejt Kategorisë së Parë.

“Më vjen keq për pozitën ku është Tirana, pasi ka mundësi më shumë sesa të tjerët. E përsëris që më vjen keq, por kjo nuk mund të përmirësohet me urim, e nuk mund të përmirësohet me dëshirë, nëse nuk do të ketë një menaxhim më të mirë, gjë që i mungon Tiranës. Nëse nuk do të ketë një menaxhim më të mirë, Tirana do të vazhdojë të vuajë”, tha Duka.

Por jo vetëm bardheblutë. Janë të shumta skuadrat që në këtë mbyllje të vitit kalendarit kanë disa muaj paga të prapambetura.

“Klubet nuk do të tentojnë të paguajnë më tepër sesa i kanë kapitalet e tyre. Ky është një gabim i madh. Çdo klub duhet të ketë një buxhet të parashikuar dhe të mbulojnë shpenzimet e tyre me të ardhurat që vijnë nga vet klubi, nga vet futbolli, nga të ardhurat e së drejtës televizive, nga të ardhurat e biletave e sponsorëve, e të tjerë. Ka qenë një lloj periudhe tranzicioni, e cila forcohet vit pas viti, për të ardhur në idealen, që ne nuk do të lejojmë më klube me bilance negative”, tha më tej presidenti i FSHF-së.

Sa i përket Kombëtares, pavarësisht se është konsideruar si një dështim, Liga e Kombeve për presidentin Duka ka shpërbyer për diçka.

“Për ambientimin e stafit teknik, pas një stafi të suksesshëm që arriti me Shqipërinë të na çonin në Euro 2016. Për evidentimin e disa futbollistëve të rinj, që do t’i kemi edhe për kualifikueset e ardhshme të Europianit”, tha Duka.

Edhe pse Panucci u rikonfirmua për kualifikueset e Europianit, presidenti Duka ka filluar të besojë më tepër te trajnerët shqiptarë.

“Shkolla shqiptare e trajnerëve ka filluar rreth vitit 2004, e njohur ndërkombëtarisht, e njohur nga UEFA dhe me licencë që mund të punosh në çdo vend të Europës. Por, mund të konsiderohet një shkollë e re, nga 2004 në 2018 janë pak vite. Gjithsesi, produktet e kësaj shkolle janë trajnerët e rinj që ju sot shihni në pankina, e që jam i bindur që janë të gatshëm që, sa më shumë eksperiencë të marrin, të drejtojnë edhe ekipin Kombëtar A”, tha Duka.

Vendimi i tij më i fundit pas mandatit të pestë në krye të FSHF-së, është fakti që presidenti Armand Duka ka hyrë sërish në garë për një vend në Komitetin Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit, UEFA, ashtu si dy vite më parë.

“Ka qenë i njëjti qëllim edhe tani, si dy vite më parë, të shoh Shqipërinë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Sinqerisht nuk e kam menduar ndonjëherë të shoh Armand Dukën si anëtar të Komitetit, por në çdo lloj vendi të shoh Shqipërinë një pozicion më lart. Ky ka qenë qëllimi, qoftë herën e parë, qoftë edhe tani. Gjithsesi edhe këtë e shoh si sport”, tha Duka. TCH/a.meta

Next Post
Kandidatët për kreun e KLSH në vetting, njësoj si gjyqtarët e prokurorët

Pogradec, batërdi me pronat buzë liqenit, KLSH çon në prokurori 4 zyrtarë të Hipotekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com