• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pankarta për Çamërinë në stadiumin e Lensit, Greqia notë proteste

by A R
14/06/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme greke shpjegon në një deklarate të fundit në faqen e saj zyrtare në lidhje me banerin që u shfaq para fillimit të ndeshjes Shqipëri- Zvicër në Lens të Francës se ka dërguar edhe një notë proteste me anë të ambasadorit grek në Tiranë, Leonidhas Rokanas ndaj Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë duke i kërkuar që të dënojë këtë akt që sipas saj është i trishtueshëm, i papranueshëm dhe i turpshëm.

Më parë pati edhe një notë proteste nga zv/ministri grek i Atletikës dhe ambasadores greke në Bërne drejt UEFA-S, notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze dhe ambasadorëve të Francës dhe Shqipërisë.

Nga pala shqiptare u kërkua të dënohej zyrtarisht ky akt, por duket se deri tani Shqipëria nuk e ka perceptuar nevojën e një veprimi të tillë, ndaj do të bëhen lëvizjet e duhura që kjo të bëhet e kuptueshme, theksohet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.

I pyetur nga Top Channel për thirrjen e tij ditën e hënë pranë kësaj ministrie, ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi ka pohuar se në një takim që ka qenë në tone të ulëta, drejtori i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme, Petros Mavroidhis, i ka bërë me dije shqetësimin e Athinës, veprimet e saj diplomatike dhe i ka kërkuar distancim të Tiranës nga ky akt raporton tch.

Dervishi, nga ana e tij, ka shpjeguar se edhe në disa stadiume greke në të kaluarën ka pasur flamuj apo banderola të Vorioepirit, pa u dhënë përmasa diplomatike nga pala shqiptare dhe se edhe deklarata e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, Glevin Dervishi, kishte synim që të ulim tonet dhe të mos lejojnë që e kaluara të mos na lejojë të punojmë së bashku për të ardhmen dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë të ashtuquajturës “dramë” greko-shqiptare.

“Axhenda e përbashkët ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme dhe incidente të tilla mund ta vonojnë, por nuk  pengojnë”, kanë rënë dakord dy bashkëbiseduesit.

Ndërkohë, çështja vazhdon të pasqyrohet në shumë media greke. Midis këtyre mediave përmendim artikullin e gazetës “To Vima”, që ju referohet deklaratave te zv/kryetarit të Parlamentit, Shpetim Idrizi, i cili përgënjeshtron ministrin e Jashtëm grek në deklaratat e tij, ku shprehet se çështja çame nuk u shtrua në bisedat që ai pati me udhëheqjen shqiptare./a.m.

Next Post

Protesta të dhunshme në Paris, 26 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In