Policia njofton se një makinë është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.
Rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r