Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot pranë fshatit Xhafëzotaj. Raportohet se një person, që dyshohet se ka qenë i dehur, ka qëlluar në ajër, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja në fjalë u regjistrua mesditën e sotme, ndërsa krismat terrorizuan banorët.
Fatmirësisht nga të shtënat në ajër nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia është njoftuar për rastin, ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe rrethanat e ngjarjes.
a.ç