• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Panik në Kabul/ Njerëz të armatosur qëllojnë në Intercontinental dhe vrasin shumë klientë

by Java News
21/01/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr fund ankthi në hotelin më të njohur në Kabul, por me shumë pasoja.

Një dëshmitar ka treguar për BBC-në momentet e tmerrit kur personat e armatosur hynë në restorantin e Hotel Intercontinental në Kabul të shtunën. Dëshmitari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, tha se ai shpëtoi pasi ju kishte thënë sulmuesve se ishte afgan ndërkohë që më pas ata e kanë pyetur se ku janë të huajt.

Personat e armatosur hynë me forcë në hotelin gjashtë-katësh rreth orës 9 të darkës të shtunën ndërsa klientët po hanin darkë në restorant.

Dëshmitari tha për BBC-në se po hante darkë me djalin e tij kur sulmuesit filluan të qëllojnë me armë zjarri në ajër. Ata vranë një grua – që besohet se ishte e huja- dhe kthyen armën në drejtim të dëshmitarit i cili thirri “Unë jam afgan”. Një nga sulmuesit tha se ata nuk vrisnin afganë dhe pyeti se ku janë të huajt. Më pas personat e armatosur vrapuan jashtë për të gjetur se ku ndodheshin të huajt.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar tha për Tolo Neës se sulmuesit i kishin kërkuar t’u shërbente ushqim në fillim.

“Ata kishin veshur rroba moderne. Erdhën dhe më kërkuan ushqim. Pasi ju shërbeva më falenderuan. Pastaj nxorrën armët dhe filluan të qëllonin njerëzit,” tha dëshmitari i dytë.

14 shtetas të huaj konfirmohet se kanë vdekur, bashkë me 4 afganë.

Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se vendimi i fundit për të caktuar një kompani private për sigurinë kishte qenë një gabim.

Rreth 160 persona u shpëtuan pasi trupat afgane luftuan gjatë natës për të marrë kontrollin e godinës.

Sipas zyrtarëve, tre sulmues u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat afgane ndërsa 10 persona, përfshirë 4 civilë u plagosën.

Policia e Kabulit tha për BBC-në se 9 ukrainas, 1 gjerman, 1 grek dhe një shtetas nga Kazakistani janë konfirmuar të vdekur ndërsa dy të tjerë ende nuk janë identifikuar. Talibani ka marrë përsipër sulmin në Hotel Intercontinental të Kabulit. (Balkanweb)

Next Post
Deputeti i PD i sulet Ramës për 21 janarin: Turp për qeverinë, keni 5 vjet s’keni bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën!!

Deputeti i PD i sulet Ramës për 21 janarin: Turp për qeverinë, keni 5 vjet s’keni bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In