Një banesë në Durrës, në rrugën “Vasil Mici”, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës.
Burime nga shërbimi zjarrfikës kanë bërë të ditur se zjarri ka qenë aksidental dhe shkak është bërë hekuri i rrobave i harruar në prizë.
Flakët janë vënë në kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
/b.d