Rastet me koronavirus në vendin tonë vazhdojnë të rriten dhe ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 344 testime janë regjistruar 78 raste të reja me COVID-19. Shqetësuese është parë dalja e rasteve të reja në vendet ku gjatë krizës së pandemisë nuk kanë patur të infektuar.
Në Delvinë në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste me COVID-19, kjo ka hapur panik dhe në bashkinë e këtij qyteti i cili tashmë ka mbyllur dyert dhe pritet dezinfektimi. Kjo për shkak se sipar raportimeve njëri prej tyre ishte punonjës i bashkisë.
/e.rr