Nje i paraburgosur në Burgun e Shenkollit i ka vënë flakën dhomës ku po qendronte me shokët te tij.
Ngjarja është shënuar mbrëmë, rreth orës 02 të mëngjesit. Sipas burimeve ndërhyrja e gardianëve të burgut ka parandaluar përkeqësimin e situatës.
I dëmtuari ka marrë disa lëndime në trup, nga flakët e zjarrit, ndërsa ka marrë mjekimin e nevojshëm brenda ambjenteve të burgut.
Burime bejne me dije se Artur Ferketa është autori që i vuri flakën dhomës së paraburgimit. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan në vendosjen e zjarrit.
/a.r











