Ankthi, frika dhe paniku mbizotëruan mbrëmjen e djeshme në një park të njohur argëtimi në Athinë, kur një gjenerator që furnizonte me energji elektrike një nga lisharset gjigande doli jashtë funksionit, duke bërë që dhjetëra fëmijë të mbesin në ajër, në disa metër lartësi, për rreth 20 minuta.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, dikush dëgjohet duke thënë se nuk kishte energji dhe gjeneratori kishte dalë jashtë funksionit, ndaj nuk mund t’i shpëtonin fëmijët që mbetën në ajër.
Fatmirësisht problemi me energjinë është zgjidhur shpejt dhe fëmijët u kthyen në tokë shëndoshë e mirë.
Kompania që menaxhon “Allou! Fun Park” ka njoftuar se nuk ka pasur dëmtime dhe janë respektuar të gjitha protokollet.