• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandora Papers/ SHBA-BE i kërkuan Shqipërisë të zbulojë pronarët e kompanive në offshore, ligji u miratua

by Java News
06/10/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjedhja e mbi 12 milionë dokumentesh, më e madhja në histori, rreth sekreteve financiare të udhëheqësve dhe ish udhëheqësve botërorë, të cilët kanë fshehur paratë dhe pasuritë e dyshimta në parajsa fiskale, ka zgjuar natyrshëm një kureshtje edh në publikun shqiptar, sidomos në rrethin e gazetarëve. Edhe pse politikanë dhe biznesmenë të rëndësishëm kanë pasuruar para në mënyrë flagrante, duke i investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, sërish etja për të zbuluar emra në botën e parajsave fiskale është e madha.

Në fakt, atë që zbuluan gazetarët në botën e errët offshore, e quajtur Pandora Papers, Shqipërisë i është kërkuar me insistim ta sanksionojë në një ligj. Dhe një e tillë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë ushtruar presion mbi autoritetet shqiptare për të mundësuar me detyrim ligjor zbulimin e pronarëve të kompanive të regjistruara në vende ku emrat mbeten në errësirë.

Madje, në 3 qershor 2021, administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një memorandumi të posaçëm, vendosi t’i shpallë luftë korrupsionit brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Përpos të tjerave, memorandumi parashikon zbulimin e pronarëve që fshihen pas kompanive guaska dhe të regjistruara në parajsa fiskale, zvogëlimin e sekretit të tregtar, përmirësimin e ndarjes së informacionit etj. Gjithashtu, memorandumi parashikon bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të mbyllur boshllëqet ligjore për aktorët e korruptuar.

Më i drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës është Bashkimi Evropian, duke u kërkuar autoritetet shqiptare që të identifikojnë pronarët e kompanive të regjistruara në parajsa fiskale dhe që marrin para publike në Shqipëri, përmes tenderave dhe koncesioneve. Moneyval, i cili është mekanizimi pranë Komisionit Europian, që bën vlerësimin e shteteve për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i ka rekomanduar disa herë Shqipërisë miratimin e legjislacionit për zbulimin e pronarëve të kompanive offshore. Në vitin 2019, Ministria e Financave nisi lëvizjet e para për zbatimin e këtij rekomandimi të përsëritur në formë kushti.

Fillimisht u mendua që të hartohej një regjistër i veçantë me kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale, bashkë me pronarët e tyre, duke u bazuar në ligjin mbi të cilin funksionon Qendra Kombëtare e Biznesit. Por, më pas, Ministria e Financave, propozoi një ligj të veçantë. Ligji u miratua dhe u botua në Fletoren Zyrtare në 13 gusht 2020 (ligj nr. 112/2020 për regjistrin e pronarëve përfitues). Ligji parashikon publikimin e pronarëve të kompanive në offshore që kanë 25 % të aksioneve ose më tepër.

Ligji parashikonte publikimin e regjistrit me pronarët e këtyre kompanive në janar të këtij viti, duke e quajtur e Regjistri i Pronarëve Përfitues (RPP). Por, për shkak të problematikave në zbatimin e ligjit, deklarimit i regjistrit të pronarëve u shty deri në fund të muajit qershor 2021. Megjithatë, konkretizimi i këtij procesi kaq të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, ka hasur në vështirësi të mëdha teknike, për shkak të numrit të madh të kompanive, funksionimi i platformës së publikimit të pronarëve, koha që duhet për sigurimin e dokumentacionit për investitorët e huaj, identifikimin e kompanive të huaja dhe shumë paqartësi të tjera.

Next Post
Studim: Njerëzit nën 40-vjeç që kanë kaluar Covidin fitojnë shijen e humbur më shpejt

Studim: Njerëzit nën 40-vjeç që kanë kaluar Covidin fitojnë shijen e humbur më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com