• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia/ SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

by
04/08/2021 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë dërgimin e 500 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech në 100 vende me të ardhura më të ulëta në fund të këtij muaji, njoftoi presidenti amerikan, Joe Biden. Ai tha se tashmë SHBA-ja ka dhuruar më shumë se 110 milionë doza të vaksinës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dhurojnë dhjetëra miliona doza gjatë verës, përfshirë 500 milionë të planifikuara, tha Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk presin asgjë në këmbim. “Ne nuk po i shesim. Këto donacione të vaksinave nga Amerika janë falas”, shtoi ai, duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 3 gusht.

Presidenti Biden siguroi amerikanët se do të ketë më shumë vaksina në dispozicion dhe përsëri u bëri thirrje qytetarëve të imunizohen kundër sëmundjes COVID-19. Ndër 65 vendet që kanë marrë vaksina nga SHBA-ja deri më tani janë Afganistani, i cili ka marrë 3.3 milionë doza; Pakistani, 5.5 milionë; Uzbekistani, 3 milionë dhe Ukraina, 2 milionë doza.

Në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja janë edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Në muajin maj, Biden u zotua se SHBA-ja do të dhurojë të paktën 80 milionë vaksina në vendet në të gjithë botën. Ai tha më 3 gusht se ky premtim është përmbushur.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dozat e vaksinës kryesisht përmes COVAX-it, një skemë globale e krijuar me qëllim të shpërndarjes së barabartë të vaksinave në vendet e varfra. COVAX, i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, thotë se ka nevojë për 2 miliardë doza deri në fund të vitit. Pandemia ka v ra rë të paktën 4.2 milionë njerëz në nivel global, përfshirë 613.679 njerëz në Shtetet e Bashkuara, më shumë se në çdo vend tjetër, e pasuar nga India me 425.000 vdekje të regjistruara, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins./REL

/b.h

Next Post
Vaksinat në vendet e varfra po mbarojnë!

Të vaksinuarit plotësisht janë 3 herë më pak të rrezikuar nga COVID se personat e pavaksinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In